Luftë dhe Terpentinë

1,300 L

Duke u mbështetur në shënimet e ditarit të gjyshit të tij, në kujtimet e fëmijërisë dhe në historitë e treguara nga pikturat e Urbainit, Hertmans ka ndërtuar një rrëfenjë romantike të gjyshit dhe të sjellë në jetë me forcën e madhe të imagjinatës detaje të gjalla. “Lufta dhe Terpentina” është një vepër magjepsëse për një jetë që përkoi me tragjedinë e një shekulli… dhe një përpjekje pothuajse mitike për t’i dhënë pas vdekjes, një zë të besueshëm asaj jete.

SKU: 9789928063359 Kategoria

Stefan Hertmans është fitues i çmimit “Vondel” në vitin 2017. Ka qenë i zgjedhur në shortlist për çmimin ndërkombëtar “ Man Booker 2017”. Është zgjedhur si Autori i librit të vitit 2016 nga revistat: The Times, Sunday Times dhe The Economist, si dhe një nga autorët e 10 librave më të mirë për vitin 2016 nga New

York Times.

“Nëpërmjet metodës së kolazhit narrativ, Stefan Hertmansi na ofron një galeri të pasur me personazhe të vizatuara me kujdes. Ai zbërthen deri në detaje botën e tyre psikologjike dhe na mundëson nëpërmjet kësaj stilistike, zbulimin e një trashëgimie historike të çmuar”.

–Kirkus Review

“Hertmansi është padyshim një klasik i së ardhmes… Çdo detaj në veprën e tij ka shkëlqimin më të lartë të poezisë”.

–The Guardian

Shtëpia Botuese

Ombra GVG

Numri i faqeve

497

Autori

Stefan Hertmans

Komente

Nuk ka ende komente