Dilema

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 840 L. Save 360 L (30% Off)

Zbulimi i së vërtetës do ta shkatërroj një grua, fshehja e saj do ta shkatërroj një burrë.

8 stok

SKU: 9789928338778 Kategoria Tags: , , ,

Datëlindja e një gruaje merr një kthesë të papritur në romanin e ri të mbretëreshës së trillerit. Livia mbush dyzet vjeçe dhe bashkëshorti i saj, Adami, do t’i organizojë një festë marramendëse për t’u shfajësuar për dasmën që nuk e bënë kurrë. Pritet të vijnë gjithë të dashurit e saj, përveç së bijës, Marnit, e cila është me studime jashtë shtetit. Askush nuk e di që në fshehtësi, Livia është e lumtur për mungesën e Marnit. Ndërkohë, Adami ka menduar një surprizë për Livian: ai është marrë vesh tinëz me Marnin që ajo të vijë në festë, por para mbërritjes së saj, merr vesh një lajm të kobshëm. Kështu, i duhet të përballet me një dilemë: ta ndajë lajmin me të shoqen? Nëse fsheh të vërtetën, është njësoj sikur të gënjejë? Sa larg do të shkojnë Adami dhe Livia për të mbrojtur të dashurit e zemrës dhe për t’i dhënë njëri-tjetrit edhe disa orë të fundit lumturie?

Shtëpia Botuese

Botimet Living

Numri i faqeve

344

Autori

B. A. Paris

Komente

Nuk ka ende komente