Alana rritet nga tutori i saj me tërë privilegjet që mbart me vete pasuria, por ne vigjilje të debutimit në shoqërinë e Londrës mëson të vërtetën rreth prejardhjes së vet: ajo është trashëgimtarja e vetme e frontit të Lubinias. Dhe si të mos mjaftojë kjo, duhet të kthehet fill e menjëherë në vendin e saj për t’i prerë udhën një lufte civile. Dhe kështu Alana e sheh veten në një tokë të ashpër e të izoluar, të sunduar nga zakonet mesjetare, ku askush s’ia njeh identitetin. Duke e pandehur për një spiune të dërguar për të vrarë mbretin, Kristof Bekeri, kapiteni i rojeve mbretërore i hedh prangat. Për ta bërë të rrëfehet të burgosurën bukuroshe, Kristofi është i vendosur të përdorë madje edhe armët e joshjes, por shpejt pasioni pushton zemrat e tyre, duke ndikuar edhe ne fatet e kombit.
Thjesht për pasion
1,400 L
Komente
Nuk ka ende komente