Shën Mari Med, një mëngjes i zakonshëm. Të paktën derisa kolonel Bantri dhe gruaja e tij, Dolli, zgjohen me ngut nga një shërbëtore e tmerruar, e cila vjen për t’i njoftuar se në bibliotekën e shtëpisë është gjetur trupi i një gruaje të panjohur, veshur me fustan mbrëmjeje! Nuk është thjesht trupi, në fakt, është kufoma e saj! Kush është kjo grua e re? Si arriti deri në bibliotekë? Kush e vrau?
Askush nga banorët e shtëpisë nuk e njeh viktimën, as e ka takuar ndonjëherë, po atëherë si shpjegohet vrasja dhe gjetja në atë vend? Policia, e thirrur aty për aty, nis hetimin, por edhe kësaj here do të jetë zonjusha e këndshme Marpëll, shoqe e hershme e të zonjës së shtëpisë, që, me syrin e pagabueshëm dhe kthjelltësinë e saj, do të hedhë dritë në zonat më të thella e të fshehta të shpirtit njerëzor dhe do të zgjidhë çështjen. Mes thashethemeve që përmbytin fshatin për “skandalin”, ajo ngre një kurth të zgjuar për të kapur një vrasës të pamëshirshëm.
Nje kufome ne biblioteke
900 L
5 stok
Komente
Nuk ka ende komente