Shantaram 2

1,700 L

Botohet vëllimi i dytë të romanit “Shantaram”, një vepër madhështore nga Gregory David Roberts.

19 stok

SKU: 9789928216335 Kategoria , Tag:

“Vetëm pas një kohe të gjatë e pasi shëtita botën mbarë, arrita të mësoja se ç’është dashuria, fati dhe zgjedhjet që bëjmë në jetë. Ama, për të kuptuar thelbin e vërtetë të këtyre gjërave, më mjaftoi vetëm një çast, pikërisht atëherë kur më kishin lidhur me zinxhirë pas një muri e po më torturonin.” Kështu fillon kjo histori magjepsëse, e cila vjen nga bota kriminale e Bombeit të sotëm. Lini, një i dënuar që arratiset nga një burg i sigurisë së lartë në Australi, përfundon në rrugët gumëzhitëse të një qyteti që i jep mundësinë të bëhet i padukshëm. Ai dhe Prabakeri, udhërrëfyesi dhe miku i tij besnik, depërtojnë në shoqërinë e fshehtë të Bombeit, të mbushur me lypsarë e mafiozë, prostituta e shenjtorë, gangsterë e aktorë, indianë e mërgimtarë, të cilët kërkojnë në këtë vend të mrekullueshëm, atë që nuk mund ta gjejnë gjetkë. Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër madhështore, e cila ka në zemër dashurinë e zjarrtë për Indinë. Bazuar në historinë e vërtetë dhe jetën e autorit, ky roman është pa dyshim prezantimi i parë i denjë i një zëri të jashtëzakonshëm në letërsi.

Komente

Nuk ka ende komente