Në 1909-ën, Universiteti i Klarkut në Uorçester, Masaçusets, kremtoi njëzetvjetorin e themelimit dhe rektori i tij, Dr. G. Stenli Holl, ftoi Frojdin dhe disa nga ithtarët e tij kryesorë (K. G. Jung, S. Ferenci, E. Xhons dhe A. A. Bril) të merrnin pjesë në këtë ngjarje, ku edhe do të nderoheshin me tituj. Frojdi e mori ftesën në dhjetor 1908, por u desh të vinte vjeshta e ardhshme që të celebrohej përvjetori; pesë ligjëratat e Frojdit u mbajtën nga dita e hënë, më 6 shtator, deri të premten e po asaj jave. Kjo, deklaroi vetë Frojdi në atë kohë, ishte njohja e parë zyrtare e shkencës së re dhe, siç e ka përshkruar në “Studimin Autobiografik” të tij, teksa hidhte hapat drejt katedrës, ku do të mbante leksionet, “dukej si realizimi i një ëndrre të pabesueshme me sy hapur”.
Psikologji
Pesë leksione mbi psikoanalizën
Çmimi origjinal qe: 600 L.540 LÇmimi i tanishëm është: 540 L. Save 60 L (10% Off)
Në stok
Pavarësisht të gjitha plotësimeve, që do t’i bëheshin strukturës së psikoanalizës gjatë çerekshekullit që pasoi, këto leksione paraqesin një skicë paraprake të admirueshme. Japin një ide të shkëlqyeshme të stilit të qartë e të çlirët dhe të arsyetimit të pasforcuar, që e bënë Frojdin një lektor aq të shquar.
Ka stok
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











