Kultura jonë e të menduarit “të tridhjetat janë të njëzetat e reja” na thotë se të njëzetat nuk kanë rëndësi. Disa thonë se janë adoleshencë e vonë. Të tjerë i quajnë fillimi i moshës së rritur. Por të tridhjetat nuk janë të njëzetat e reja. Në këtë libër informues, Dr. Meg Jay zbulon se sa shumë njëzetvjeçarë kanë ngecur në një vorbull propagande dhe keqinformimi, që e ka zhvlerësuar rëndësinë e periudhës më transformuese të jetëve tona si të rritur. Nga përvoja e dhjetë viteve punë me qindra studentë dhe klientë njëzetvjeçarë, Dr. Jay krijon shkencën më të fundit të të njëzetave, me histori tërheqëse, të panjohura, të treguara nga vetë njëzetvjeçarët. Ajo ndan atë që psikologët, sociologët, neurologët, specialistët e shëndetit riprodhues, drejtorët e burimeve njerëzore dhe ekonomistët dinë mbi fuqinë unike të të njëzetave dhe se si ndryshojnë jetët tona. Rezultati është një libër ngacmues dhe ndonjëherë prekës, që tregon se si njohuria mbi të njëzetat, shpeshherë është e gabuar: • Përse personat që thuajse nuk i njohim dhe jo miqtë tanë më të afërt do të na i ndryshojnë për mirë të njëzetat.
• Përse bashkëjetesa mund të mos jetë mënyra më e mirë për të provuar një lidhje.
• Si truri ynë njëzetvjeçar na jep mundësinë më të mirë që të ndryshojmë cilët jemi dhe cilët do të bëhemi.
• Përse pyetjes “Kush jam unë?” mund t’i përgjigjemi më mirë jo me një krizë të zgjatur identiteti, por me një ose dy pjesë të mira të diçkaje që quhet kapital i identitetit.
• Si na bën të ndihemi më mirë dhe jo më keq hyrja në botën e punës.
• Si personalitetet tona ndryshojnë më shumë gjatë të njëzetave sesa më përpara ose më pas.
• Si zgjedhim familjen tonë dhe jo vetëm miqtë. Me autoritet, dhembshuri dhe një sy të mprehtë për të ardhmen, “Dekada përcaktuese” na tregon përse të njëzetat kanë rëndësi. Të njëzetat janë një periudhë kur gjërat që ne bëjmë, dhe ato që nuk bëjmë, do të kenë një ndikim të madh gjatë viteve dhe madje edhe brezave të ardhshëm.
Dekada përcaktuese
900 L
Dekadën përcaktuese e rekomandoj posaçërisht për këdo që është në të njëzetat dhe po përpiqet të kuptojë ç’drejtim të marrë në jetë. Do të mësoni si të kërkoni në mënyrë të frytshme, si të mos jeni tolerantë dhe si t’i ktheni mundësitë e mira në të shkëlqyera.
Reviews
There are no reviews yet.