Prej shumë vitesh, thashethemet për “Vajzën e Moçalit” gëlonin në Barkli Kov, një qytezë e qetë në bregun e Karolinës së Veriut. Nga fundi i vitit 1969, kur djali i pashëm Çejs Endrus gjendet i vdekur, banorët dyshojnë menjëherë te Kaja Klarku, e ashtuquajtura Vajza e Moçalit. Po Kaja nuk është ashtu si e përfytyrojnë ata. E ndjeshme dhe inteligjente, ajo ka mbijetuar prej vitesh e vetme në moçal, të cilin e quan shtëpi, duke zënë miqësi me pulëbardhat dhe duke mësuar nga natyra. Po vjen një kohë kur ajo ka ëndje të dashurojë dhe të dashurohet. Dy djem të rinj nga qyteza intrigohen prej bukurisë së saj të egër dhe Kaja hapet ndaj një jete të re – derisa ndodh e paimagjinueshmja. Përmes historisë së Kajës, Delia Owens na kujton që fëmijëria formëson të ardhmen tonë dhe që të gjithë ne i nënshtrohemi sekreteve të bukura dhe të dhunshme të natyrës.
Atje ku k?ndojn? karavidhet
1,200 L
Deri më tani ky roman është shitur mbi 6 milionë kopje në mbarë botën, duke kryesuar për shumë javë me radhë listat e shitjeve të Amazon-ën. Njëherësh, platforma më e madhe online e lexuesve “Goodreads” e ka vlerësuar si një ndër librat që ka marrë më shumë yje dhe pëlqime. Po ashtu, “Atje ku këndojnë karavidhet” është vlerësuar si një nga 100 librat më të mirë më botë, i botuar gjatë vitit 2019.
7 stok
Komente
Nuk ka ende komente