Ky libër-album i këndshëm me ilustrime të mrekullueshme do të të ndihmojë t’i jetësosh përngahera këto çaste të lumtura. Në fletët e tij ke nga një vend të posaçëm për gjithçka që ka të bëjë me beben tënde;aty mund të ngjitësh foto që nga ekografia në barkun e mamit e deri te ditëlindja e tij e parë dhe të shënosh përmasat e tij muaj pas muaji. Ky libër i ëmbël është krijuar për të të dhënë mundësinë të fiksosh në faqet e tij mrekullitë e përditshme të mrekullisë sate që quhet fëmijë. E kush nuk do të donte që, kur të rritej, të kishte një album kaq të rrallë sa ky!
Libri i bebushes sonë me 15 ninulla shqiptare
1,500 L
Ardhja në jetë e një fëmije është një çast aq i lumtur që pasohet nga shumë të tjerë me rritjen e tij, me ushqimin e parë, foton e parë, banjën e parë…
Komente
Nuk ka ende komente