Dallga e shtatë

1,000 L

Daniel Glattauer, shkrimtar dhe gazetar, ka lindur në vitin 1960 nëVjenë. Ja disa nga librat e shkruar prej tij: ”Numërimi i milingonave” (2001); ”Sepse” ( 2003) ; ”Zogjtë ulërijnë” (2004); ”Qeni i Krishtlindjes” (botim i ri, 2004). Romani ”A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?” (2006) arriti të bëhej bestseller dhe është përkthyer tashmë në shumë gjuhë të huaja. Ai ka korrur sukses edhe në formë të përpunuar për teatër, si dhe i digjitalizuar.

SKU: 9789928176097 Kategoria

Pjesë nga libri: 1) Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë “A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?“, këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin. 2) Për ju historia e Emit dhe Leos ka përfunduar. Ndoshta për ju. Por jo për Emin dhe për Leon! 3) Ju jeni të mendimit se të dashuruarit e meritojnë të paktën një përballje të vetme reale dhe se ky roman e meriton një mundësi të dytë me një tjetër përfundim? Ja ku e keni atë! 4) Ju nuk e keni idenë se për çfarë po flitet? Pra, ju filloni të lexoni “Valën e shtatë“ pa ndonjë njohuri mbi erën e veriut? S´ka problem. Ja çfarë duhet të dini: Leo Leike, pas një viti që ndenji në Boston, kthehet në apartamentin e tij në Vjenë. Aty atë e presin mesazhet e Emi Rothnerit. Të dy e kuptojnë shpejt se ndjenjat ndaj njëri-tjetrit janë ende të gjalla. Ndoshta ata duhet të takohen vërtet një herë të vetme. Por Leoja është i lidhur ndërkohë me një vajzë tjetër, ndërsa Emi është ende e martuar. Gjithsesi, në romanin e ri të Daniel Glattauer-it mësojmë se, kur gjashtë valët e para e kanë shkumëzuar bregun, pritet vala e shtatë. Dhe ajo gjithmonë të befason me furinë e saj.

Shtëpia Botuese

Dudaj

Numri i faqeve

257

Autori

Daniel Glattauer

Komente

Nuk ka ende komente