Bookland

Regjistrohu dhe përfito 5% zbritje për blerjen e parë

Sugjerimet tona do t’ju orjentojnë dhe udhëheqin në përballjen me problematikat e jetës së përditshme. Këta shtatë libra janë përzgjedhur midis mijëra titujve të ndryshëm, të renditur në krye të klasifikimeve botërore në platformat më të famshme të librit.

Për më shumë se një shekull, librat e zhanrit të zhvillimit personal kanë përpiluar një gamë të gjerë zgjidhjesh për të përmirësuar pothuajse çdo aspekt të përvojës njerëzore.

Këta tituj specifikë janë një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar veten me një kosto të ulet. Në ditët e sotme, shumë njerëz që kërkojnë ekstra motivim, i shohin librat e zhvillimit personal si një burim fantastik dijesh.

Le të shohim shtatë sugjerimet tona, të cilat do t’ju vijnë në ndihmë në situata që kërkojnë një zgjidhje përfundimtare.

  1. SJELLJA NJERËZORE

QUIET – Pushteti i të heshturve – një libër mbi fuqinë e introvertëve në një botë që nuk pushon së foluri.

Në librin “Pushteti i të heshturve”, autorja pohon se ne shpesh i nënvlerësojmë introvertët, por humbasim shumë duke e bërë këtë. Ajo rrëfen ngritjen e idealit të ekstrovertit në shekullin e njëzetë dhe se sa gjerësisht është përhapur ky fenomen në kulturën tonë. Përveç këtyre, na prezanton me introvertë të suksesshëm. Susan Cain ka hulumtuar me pasion dhe ka sjellë këto histori të vërteta. Ky libër ka fuqinë të ndryshojë këndvështrimin e të gjithëve për introvertët, por edhe mënyrën se si e shohin ata veten.

  • MENDËSIA

Fuqia e mendimeve – Po sikur të mund ta ndryshonit jetën tuaj, sikur të kishit fuqinë dhe të bëheshit sundimtari i mbretërisë suaj?

Kur diagnostikohesh me një sëmundje të pashërueshme, kupton se shumica e kokëçarjeve të përditshme nuk janë aspak të rëndësishme. Gjithçka fashitet kur kupton se jeta është dhurata më e çmuar. Atë çast, fillon t’i kushtosh vëmendje çdo frymëmarrjeje dhe çdo sekondë që kalon, mendimi i vetëm që të vërtitet në mendje, është: “Çfarë duhet të bëj”?

Sekreti qëndron te fuqia që keni brenda vetes. Të ndryshoni mënyrën e të menduarit për çdolloj situate me të cilën përballeni, është gjëja më e mirë që mund të bëni dhe libri “Fuqia e mendimeve” është udhërrëfyesi i duhur për të nisur rrugëtimin tuaj.

Në fund të fundit, shëndeti qëndron përmbi gjithçka!

  • MARKETING

‘’Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it’’

Si të rritni biznesin tuaj me këshillat e një klasiku të biznesit modern.

Një udhëzues i sigurt i marketingut të së ardhmes, ky libër është absolutisht i duhuri për ju. Mësoni teknikat më të mira për të shkuar te blerësit në kohë reale, rritni shikueshmërinë e profileve dhe biznesit tuaj në internet dhe do të rritni edhe shitjet. Për profesionistët, sipërmarrësit, pronarët e një biznesi dhe profesorët e fushës, ky udhëzues ofron strategji të sigurta, që mund të zbatohen menjëherë.

  • INVESTIMET

‘’Dilema e novatorit’’ Libri revolucionar që do të ndryshojë mënyrën se si bëni biznes: Në këtë bestseller revolucionar, eksperti i novacionit, Clayton M. Christensen, thotë se kompanitë e shkëlqyera mund të bëjnë gjithçka siç duhet dhe sërish ta humbin lidershipin në treg, ose më e keqja, të zhduken krejtësisht. Ai jo vetëm e vërteton atë çfarë thotë, por udhëzon të tjerët se si ta shmangin një situatë të ngjashme.

  • KOMUNIKIMI NË ÇIFT

‘’Pesë gjuhët e dashurisë’’ Ide të thjeshta për një dashuri të përjetshme…

Miliona çifte kanë dëshmuar se si martesat e tyre janë transformuar pasi kanë mësuar të përdorin pesë gjuhët e dashurisë. Teksa zbuloni gjuhën tuaj të dashurisë, por edhe atë të bashkëshortit/es suaj, do ta kuptoni më mirë veten dhe do të keni një avantazh të çmuar gjatë kërkimit të dashurisë që zgjat për gjithë jetën.

  • FINANCA

‘’Njeriu më i pasur i Babilonisë’’ Ky libër synon që të zgjidhë problemet personale që lidhen me paranë, falë rishikimit të parabolave antike babilonase. Clason i rikthehet Babilonisë, ku nënvizon se janë ndërtuar themelet e sistemeve tona dhe besimet monetare. Duke studiuar së bashku me të anekdotat antike (si të ishim qytetarë të atij civilizimi) mund të vlerësojmë paranë, të mësojmë si të blejmë në mënyrë të shëndoshë, si të ndërmarrim veprime financiare të shëndosha dhe të fitojmë më shumë.

  • PRODUKTIVITETI

‘’Puna e thellë’’ shtë aftësia për t’u përqendruar pa u shpërqendruar te një detyrë me kërkesa të larta kognitive. E krijuar nga autori ne blogun e tij të mirënjohur Hilet e studimit, puna e thellë do t’ju bejë më të zotë tek ajo që ju bëni,.do t’ju lejojë të arrini më shumë brenda më pak kohe dhe do t’ju sigurojë ndjesinë e përmbushjes së vërtete që vjen nga zotërimi i një aftësie. Shkurtimisht, puna e thellë është si një superfuqi në ekonominë tonë, që bëhet dita-ditës më konkurruese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Register

A link to set a new password will be sent to your email address.

Ju informojmë se të dhënat tuaja personale do të përdoren për të përpunuar porosinë tuaj.

Lost Password

Humbët fjalëkalimin tuaj? Ju lutemi, jepni emrin tuaj të përdoruesit ose adresën email. Përmes email-i do të merrni një lidhje për krijim fjalëkalimi të ri.

Mbyll shportën
Mbyll shportën
Shporta ime