Bookland

Regjistrohu dhe përfito 5% zbritje për blerjen e parë

“E kam imagjinuar parajsën gjithnjë si një lloj biblioteke” ka thënë Jorge Luis Borges dhe jo pa qëllim zgjodha këtë thënie, sepse libraria më e re në kryeqytet është e tillë: një parajsë mbi tokë. Quhet BOOKLAND dhe ndodhet në katin e tretë të “Galeria ETC”, qendra tregtare në zemër të Tiranës, e cila mirëpret lexuesin shqiptar duke ofruar shumëllojshmëri titujsh, autorësh dhe botimesh.

Një hapësirë dedikuar librit dhe lexuesit e konceptuar në mënyrë të përsosur, sidomos në ndarjen e sektorëve, ku çdo ngjyrë pastel përfaqëson një zhanër. Ky është një investim serioz i ”Galeria ETC” në një periudhë të vështirë për librin. Tiranës i shtohet një librari me standardee evropiane , ku krahas librave cilësorë, i është kushtuar kujdes dhe dizajnit.

Ju mund të gjeni këndin për librat për fëmijë, këndin e librave klasikë, këndin e letërsisë shqiptare, këndin e autobiografive, atë të librave më të shitur në botë, këndin e librave modernë dhe lifestyle, ose filozofikë dhe gjithashtu këndin e librave të përdorur.

Nuk dua të mos përmend dhe këndin e 100 librave më të mirë, të zgjedhur më shumë kujdes e dashuri nga stafi i BOOKLAND. Surprizat nuk kanë mbaruar këtu, sepse në BOOKLAND mund të gjeni dhe libra në gjuhë të huaj, për të gjitha moshat, edhe për fëmijët adoleshentë që tashmë flasin në gjuhë të huaj edhe në të përditshmen e tyre.

Përpos ambientit me tone pastel dhe të qeta, libraria ofron kënde pushimi dhe leximi në të cilat mund të shfletoni dhe të zgjidhni me kujdes titujt e preferuar.

Gjithashtu një hapësirë pushimi gjejmë dhe tek veranda e gjelbëruar për të shijuar një kafe dhe për të lexuar librin e sapoblerë. BOOKLAND është vendi i duhur për të gjithë familjen, për të rriturit që mund të zgjedhin më kujdes zhanret e preferuara, por dhe për fëmijët me librat dedikuar tyre dhe me vendin ku mund të eksplorojnë apo presin prindërit e tyre.

Na ka munguar në qytet një hapësire dedikuar kulturës, leximit, librit, dijes dhe edukimit, një hapësirë ku do të gjejmë miq të mirë dhe ndërgjegje të qetë dhe përjetimin e mijëra jetëve. BOOKLAND është vendi që të bën të mendosh që nuk ka argëtim më të mirë së sa libri dhe një argëtim që zgjat aq gjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Register

A link to set a new password will be sent to your email address.

Ju informojmë se të dhënat tuaja personale do të përdoren për të përpunuar porosinë tuaj.

Lost Password

Humbët fjalëkalimin tuaj? Ju lutemi, jepni emrin tuaj të përdoruesit ose adresën email. Përmes email-i do të merrni një lidhje për krijim fjalëkalimi të ri.

Mbyll shportën
Mbyll shportën
Shporta ime