Të jesh në gjendje të lexosh njerëzit përtej fjalëve të tyre është një avantazh i madh. Mendja jonë është pasuria më e madhe, por ne jo gjithmonë dimë ta përdorim dhe ta kuptojmë plotësisht. Në shumicën e rasteve, shumë nga potencialet e mendjes sonë mbeten të pashfrytëzuara.
Në mënyrë që të mësoni gjithçka rreth psikologjisë së ndërlikuar që qëndron në thelb të sjelljes njerëzore, ju duhet të gjeni librat që përmbajnë njohuritë e duhura dhe t’i përvetwsoni ato.
Këta tituj janë një ndihmë e madhe për të gjithë njerëzit, në çdo sferë të jetës, pavarësisht punës që ata kryejnë. Përveçëse të lexosh të tjerët, mëson edhe sesi të korrigjosh gjuhën tënde të trupit apo të lësh përshtypje të mira kudo që shkon.
Këto janë pesë sugjerimet tona për të kuptuar sjelljen e të tjerëve:
1-Parime nga Ray Dalio
Qindra mësime praktike që sjell libri, të cilat janë ndërtuar rreth gurëve të themelit të të vërtetës radikale dhe transparencës radikale, iu vijnë në ndihmë individëve dhe organizatave për të marrë vendime, për tiu përqasur sfidave dhe për të ndërtuar skuadra të forta. Ai gjithashtu përshkruan mjetet inovative që kompania përdor për të sjellë një ide meritokracie në jetë, të tilla si krijimi i kartave të anëtarësisë së bejsbollit për të gjithë punonjësit që filtrojnë pikat e dobëta dhe të forta, dhe përdorimin e sistemeve të kompjuterizuara të vendimmarrjes për të marrë vendime të matura dhe me besueshmëri.
2-Influenca nga Robert B.Cialdini
Influenca – tashmë libri klasik mbi bindjen, – shpjegon psikologjinë se përse njerëzit thonë PO dhe si të aplikohen këto kuptueshmëri. Dr. Robert Cialdini është ekspert në këtë fushë për mënyrën sesi të ndikojmë tek njerëzit dhe si ti bindim ata. Kërkimet rigoroze, të bazuara mbi të dhëna përgjatë një periudhe 35-vjeçare si dhe programi 3-vjeçar i studimit mbi përpjekjen e njerëzove për ndryshimin e sjelljes ka rezultuar me këtë libër që ka dëshmuar rezultate të jashtëzakonshme.
3-Irracionaliteti i parashikueshëm nga Dan Ariey
Përse dhimbja e kokës na vazhdon pasi kemi pirë një aspirinë të lirë, e megjithatë pushon pasi kemi pirë një të shtrenjtë? Përse shpenzojmë me tepri për një vakt të bollshëm, por presim kupona me gërshërë për të kursyer për një supë të konservuar? Përse e mbushim për herë të dytë pjatën në një bufe ku mund të hash pa limit, edhe kur stomakun e kemi plot? Kur vjen puna te vendimmarrja në jetën tonë, mendojmë se kemi kontroll. Mendojmë se po bëjmë zgjedhje të zgjuara dhe racionale. Por sa e vërtetë është kjo?
Ekonomisti i sjelljes në MIT, Dan Ariely, përmes një serie eksperimentesh informuese dhe shpeshherë surprizuese, e hedh poshtë supozimin e zakonshëm se ne sillemi në mënyra krejtësisht racionale. Ariely, i cili ndërthur përvojën e përditshme me kërkimet novatore, na shpjegon se si pritshmëritë, emocionet, normat sociale dhe forca të tjera të padukshme dhe të palogjikshme, devijojnë aftësinë tonë për të arsyetuar.
4-Si të gjesh personin vitamin nga Marian Rojas Estape
Si qenie njerëzore jemi konceptuar për të jetuar në familje e në shoqëri, për t’u lidhur, për të pasur një mënyrë sjelljeje dhe për t’u dashur me njëri-tjetrin. Lumturia jonë, në një masë të madhe, varet nga aftësia që kemi për të shkuar mirë me ata që na rrethojnë.
Sot, janë të shumtë ata që bartin plagë emocionale, të cilat i pengojnë të lidhen në mënyrë të shëndetshme me mjedisin që i rrethon. Si të gjesh personin vitaminë do të të ndihmojë që të kuptosh lidhjen me prindërit, me fëmijët, me njeriun e jetës, me miqtë dhe shokët e punës dhe, në të njëjtën kohë, të kuptosh historinë tënde emocionale. Sepse, kur njeh veten, ndihesh i lehtësuar.
5-Quiet-Pushteti i të heshturve nga Susan Cain
“Pushteti i të heshturve” nga Susan Cain është një libër mbi fuqinë e introvertëve në një botë që nuk pushon së foluri. Libri që nxiti revolucionin e të heshturve, prandaj konsiderohet nga ata libra që ka fuqinë të ndryshojë këndvështrimin e të gjithëve për introvertët, por edhe mënyrën se si e shohin ata veten.
Në librin “Pushteti i të heshturve”, autorja pohon se ne shpesh i nënvlerësojmë introvertët, por humbasim shumë duke e bërë këtë. Ajo rrëfen ngritjen e idealit të ekstrovertit në shekullin e njëzetë dhe se sa gjerësisht është përhapur ky fenomen në kulturën tonë. Përveç këtyre, na prezanton me introvertë të suksesshëm. Susan Cain ka hulumtuar me pasion dhe ka sjellë këto histori të vërteta.