A ka fat pas fatit?
Xhuliani e ka zhgënjyer një herë Xhozefinën. Pavarësisht nga rreziku i madh dhe mundësish të pamundura, ai është i vendosur të bëjë të paimagjinueshmen dhe të përpiqet sërish të shpëtojë gruan që dashuron.
Çfarë rrjedh është një histori dashurie si asnjë tjetër, teksa të dashuruarit e dënuar nga fati nisen drejt një aventure marramendëse në hapësirë dhe kohë.
Duke garuar nëpër histori kundër orës së pamëshirshme, ata përballen me shumë rreziqe dhe armiq vdekjeprurës.
Teksa jetojnë midis bukurisë dhe ekstazisë, gjakderdhjes dhe tradhtisë, secila herë që ata mashtrojnë vdekjen e sjell Xhulianin dhe Xhozefinën më afër një sakrifice të pamendueshme dhe një përballjeje me mjeshtrin më të ashpër nga të gjithë: fatin.
Komente
Nuk ka ende komente