I ringjalluri

Çmimi origjinal qe: 1,500 L.Çmimi i tanishëm është: 1,200 L. Save 300 L (20% Off)

Ndonjëherë e kaluara nuk do që të qëndrojë e varrosur.Në mbarë Europën, kriminelët më të pamëshirshëm po vdesin në mënyra makabre. Në fillim duket si një rastësi, që lidhjet e tyre ..

3 stok

SKU: 9789928931344 Kategoria Tags: ,

Ndonjëherë e kaluara nuk do që të qëndrojë e varrosur.

Në mbarë Europën, kriminelët më të pamëshirshëm po vdesin në mënyra makabre. Në fillim duket si një rastësi, që lidhjet e tyre me botën e krimit më së fundi po japin pasojat edhe mbi ta. Por, kur zbulohet se dy prej viktimave kanë lidhje me detektivin Jona Lina, bëhet e qartë se është fjala për një vrasës të vetëm. Megjithatë, policia ngurron të nisë një hetim. Nëse një ndëshkues misterioz po ua lehtëson punën, pse duhet ta pengojnë?

Jona, ndërkaq, është i bindur se ky nuk është ndonjë hero i vetëshpallur. Këto vdekje i shërbejnë një qëllimi shumë më të errët.

I dëshpëruar dhe në kërkim të ndihmës, Jona i drejtohet Saga Bauerit. Nëse parandjenja e tij është e saktë, ajo është ndër të paktët njerëz që kanë një shans ta ndalojnë këtë mendje kriminale. Por Saga po lufton me demonët e saj… dhe vrasësi e di saktësisht si t’i përdorë ata në avantazhin e tij. Ai vazhdon të godasë pa u ndëshkuar dhe duket se askush nuk është i sigurt.

Kur vrasësi nis të shënjestrojë njerëzit më të afërt të Sagës dhe Jonës, bëhet gjithnjë e më e qartë se Jona kishte të drejtë gjatë gjithë kohës… dhe se për ta zbuluar autorin, ai do të detyrohet të përballet me një fantazmë nga e kaluara… armikun më të frikshëm që ka hasur ndonjëherë.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

522

Autori

Lars Kepler

Komente

Nuk ka ende komente