Si gjithmonë, personazhi i Herkul Puarosë të mban në ankth deri në fund, duke hamendësuar se si do të jetë zgjidhja e misterit. Shumë herë kujton që e di përgjigjen… por jo të vërtetën.
Sepse është vetëm ai, hetuesi i zgjuar, në gjendje të zbulojë vrasësin. Kurrë nuk do të zhgënjeheni nga misteret e tij… Agatha Christie, si gjithmonë është një vëzhguese e thellë e karaktereve dhe e psikologjisë së njerëzve.
Në 14 tregimet e novelat e kësaj përmbledhjeje interesante do të takoni një emër: detektivin belg Herkul Puaro. Atë e kërkojnë të gjithë, për të zgjidhur një situatë, për të zbuluar një krim, një vjedhje e kështu me radhë.
Duke lexuar këto histori interesante e intriguese, do të njihni personazhe të shoqërisë së lartë londineze, borgjeze e mikroborgjeze, në kryeqytet apo në provincë, doktorë e kamarierë, vajza të bukura e aventurierë të çfarëdolloji.
Dhe kurdoherë është ai: i kudondodhuri dhe i shumëkërkuari Puaro. Sepse, asnjë “rival” nuk e konkurron dot inteligjencën dhe logjikën e tij, për të zgjidhur një krim. Prandaj të gjithë lexuesit magjepsen nga misteret e hetuesit belg, për kompleksitetin e zgjidhjeve, humorin dhe shkathtësinë e mendjes.
Komente
Nuk ka ende komente