Në fillim, duke këqyrur me vëmendje, të krijohej vërtet përshtypja se çifti i ri po kërkonte të mësonte si mund të shkohej diku. Kështu mund t’i dukej një vëzhguesi rastësor. Por si kaloi një copë herë, Xhoana ndjeu t’i ngjethej shtati. Biseda e tyre zgjatej shumë më tepër dhe s’mund të kishte qenë për të pyetur rrugën për diku. Dhe për më tepër, kryepolicja e njihte mikeshën e saj. Ia njihte gjestet e gjuhën e trupit, dhe në atë moment, teksa e kundronte në heshtje, për të u bë e qartë, në të dyja reagimet kishte diçka që nuk shkonte. Sa më tepër zgjatej biseda e tyre, aq më shumë ndiente Xhoana t’i ngurtësohej shtati. Në një çast të dhënë, pati bindjen se e shqoi mikeshën e saj të lëkundej lehtë mbi taka. Një minutë më pas, çifti i ri u fut në makinën e vet dhe doli nga parkingu. Pothuaj një minutë plot. Haidi ngeli atje ku qe, e paralizuar, e përhumbur, para se të futej në makinë. Tanimë, kamera nuk e tregonte mikeshën e saj. Por kohëmatësi vijonte të numëronte sekondat.
I panjohuri
Çmimi origjinal qe: 1,500 L.1,050 LÇmimi i tanishëm është: 1,050 L. Save 450 L (30% Off)
Në fillim, duke këqyrur me vëmendje, të krijohej vërtet përshtypja se çifti i ri po kërkonte të mësonte si mund të shkohej diku. Kështu mund t’i dukej një vëzhguesi rastësor. Por si …
4 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
| Shtëpia Botuese | Toena |
|---|---|
| Numri i faqeve | 447 |
| Autori | Haran Coben |
Komente
Nuk ka ende komente