Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash. Historia merr një kthesë të papritur kur Çiroja zbulon skandalin e priftit të zonës, dhe nga fshati i tij e dërgojnë të fshihet në Amerikë. Nuk kalon shumë kohë dhe familja e Enzës pëson një fatkeqësi. Edhe ajo detyrohet të shkojë në Amerikë së bashku me të atin, për të siguruar të ardhmen. Çiro është bërë këpucar shumë i njohur. Por sapo ka fi lluar Lufta e Parë Botërore, dhe Çiroja përfshihet në vorbullat e saj. Ndërkohë, Enza punon në një fabrikë në Hoboken… Më pas fillon karrierën si rrobaqepëse në Metropolitan Opera House, duke depërtuar me kujdes në luksin e salloneve të Manhattanit, në botën sensacionale të muzikës, me Enrico Caruson.
Gruaja e këpucarit
1,400 L
‘Gruaja e këpucarit” është një portretizim i kohërave, vendeve dhe njerëzve që karakterizuan përvojën e imigrimit, duke kërkuar të kenë pjesën e tyre të ëndrrës amerikane, me vullnet dhe me ambicie. Ky rizbulim historik epik i dashurisë dhe familjes, i luftës dhe i humbjes, i rrezikut dhe fatit është romani që Adriana Trigiani ka shkruar, e frymëzuar nga historia e familjes së saj dhe e nxitur nga dashuria e respekti për traditën.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Ombra GVG |
---|---|
Numri i faqeve | 529 |
Autori | Adriana Trigiani |
Komente
Nuk ka ende komente