Mister & Thriller

Funeralet janë të rrezikshme

Çmimi origjinal qe: 900 L.Çmimi i tanishëm është: 810 L. Save 90 L (10% Off)

Në stok

Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christie-s, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në …

Ka stok

SKU: 9789992759062 Kategoria Tag:
  • Shtëpia BotueseDituria
  • Numri i faqeve260
  • AutoriAgatha Christie

Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christie – s, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.

Duke shfletuar librin, lexuesi do të njohë të fshehtat intime të shumë të afërmve e të trashëgimtarëve të të ndjerit Riçard Ebernith. Historitë intime, pasionet, interesat, meskinitetet, urrejtjet dhe përbuzjet, përzihen me dyshimet e ngjarjeve të krimit…

E gjithë historia intriguese e këtij romani është e gërshetuar në mënyrë dinamike me personalitetin e veçantë të Herkul Puarosë, detektivit të shquar që e hasim në mjaft vepra të tjera të kësaj autore.

Komente mbi librin
“Një roman plot ngjarje që të mbërthejnë, i kompletuar me një pemë gjenealogjike, me një testament të dyshimtë dhe një familje mbushur me vrasës të mundshëm.”

Dërgesa & Pagesa

  • Dorëzim brenda 24/48 orëve.
  • Transport kudo në Shqipëri.
  • Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
  • Pagesë në dorëzim.