“Hegeli (1770-1831) ishte kulminacioni i lëvizjes në filozofinë gjermane.
Filozofia e Hegelit është shumë e vështirë duhet te them se ai është më i vështiri për t’u kuptuar prej të tërë filozofëve të mëdhenj.”
-BERTRAN RASELL, Histori e filozofisë perëndimore
B
“Është vërtet e çuditshme që një vepër kanonike si Fenomeno-logjia e shpirtit, e cila zë një vend kaq të spikatur në historinë e filozofisë së mbarë botës dhe që ka lënë gjurmë kaq të thella në shumë fusha të dijes dhe në disiplinat e veprimit politik dhe shoqëror, nuk është bërë akoma e qasshme për publikun lexues shqiptar. Projekti ynë me këtë botim tenton të mbushë këtë boshllëk. Me gjithë përvojën time shumëvjeçare në përkthimin e teksteve themeltare filozofike nga gjuhë të huaja në gjuhën shqipe (për kthimin e shumë veprave të autorëve si Wittgen-stein, Frege, Russell, Kant etj.), duke u përballur me përkthimin e kësaj vepre jashtëzakonisht të vështirë për përkthim, e kuptoj plotësisht pse një përkthim në shqip i kësaj vepre kolosale nuk është bërë gjer tani.”
nga parathënia e përkthyesit.
Komente
Nuk ka ende komente