Çifti francez

1,500 L

Cifti francez është një roman i fuqishëm për çmimin e pushtetit, brishtësinë e marrëdhënieve njerëzore dhe betejat e padukshme të kohës sonë. Sepse luftërat më të mëdha nuk zhvillohen gjithmonë në fushën e betejës, por në korridoret e politikës, në gjykata, në media dhe në ndërgjegjen e secilit.

SKU: 9789928931443 Kategoria

Një vit pasi ka lënë Pallatin Elize, Dan Lehmani, ish-president i Republikës, nuk është më veçse hija e njeriut që dikur mishëronte pushtetin.

Edhe martesa e tij me aktoren e njohur Hilda Myleri, me të cilën dikur, në sytë e publikut, konsideroheshin si çifti më i famshëm, më i admiruar dhe më përfaqësues i Francës, ka mbetur vetëm një fasadë.

Ndërsa Dani përpiqet të rikthehet në skenën publike, i rrënuar nga varësia ndaj alkoolit dhe i kërcënuar nga hetimet gjyqësore, Hilda jeton kulmin e karrierës me një film që mund të përzgjidhet në Festivalin e Kanës.

Por kthesat dramatike të jetës së tyre private e bëjnë gjithnjë e më të paqartë kufirin mes realitetit dhe botës që imagjinojnë.

Një thriller që përzien politikën, botën e kinemasë, dashurinë, seksin dhe trazirat sociale, duke zbuluar pretendimet e një shoqërie të lartë.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

346

Autori

Karine Tuil

Komente

Nuk ka ende komente