• (0 reviews)

    Karta per duart e vogla – Me meso te shkruaj ABC

    500 L

    KARTA PËR DUART E VOGLA është një kuti me 15 Flash Cards, për të mësuar numrat, të cilat mund t’i fshish, shkruash dhe rishkruash përsëri. Përmban dhe një lapustil me ngjyrë. Femijet e vegjël nëpërmjet tyre do të mësojnë të numërojnë të shkruajnë numrat nga 1-20.

  • (0 reviews)

    Karta per duart e vogla –me meso te shkruaj 123

    500 L

    KARTA PËR DUART E VOGLA është një kuti me 15 Flash Cards, për të mësuar numrat, të cilat mund t’i fshish, shkruash dhe rishkruash përsëri. Përmban dhe një lapustil me ngjyrë. Femijet e vegjël nëpërmjet tyre do të mësojnë të numërojnë të shkruajnë numrat nga 1-20.

  • (0 reviews)

    Keini dhe Abeli

    1,400 L

    Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Abel Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm

  • (0 reviews)

    Kenga e Penelopes

    800 L

    Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja par excellence, tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI.

  • (0 reviews)

    Kështjella

    1,200 L

    I mbetur i papërfunduar nga Kafka në vitin 1922 dhe i papublikuar deri në vitin 1926, dy vite pas vdekjes së tij, Kështjella është tregimi i bezdisshëm e K-së , i luftës së pamëshirshme dhe të kotë të tij, me një me një autoritet të padepërtueshëm, për tu qasur në Kështjellë.

  • (0 reviews)

    Kështjella

    1,200 L

    Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.

  • (0 reviews)

    Klara dhe dielli

    1,200 L

    Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze të zemrës së njeriut.

  • (0 reviews)

    Kleopatra

    1,400 L

    Fitues i çmimit “Pulitzer”, libri “Kleopatra” sjell në jetë gruan më intriguese të historisë së botës: Kleopatrën, mbretëreshën e fundit të Egjiptit. Pallati i saj vetëtinte nga oniksi, gurët e çmuar dhe floriri, e megjithatë ishte edhe më i pasur në intriga politike dhe seksuale. Përmbi gjithçka, Kleopatra ishte një stratege mendjehollë dhe negociatore e lindur.

  • (0 reviews)

    Kokoro

    800 L

    Një roman në shqip nga Natsume Soseski, i konsideruar si babai i letërsisë japoneze moderne. Haruki Murakami shprehet për këtë autor: “Sõseki është përfaqësuesi i letërsisë moderne japoneze, një personalitet i një kalibri të vërtetë kombëtar”. Në këtë trilogji e shkruar në fillim të shekullit të XX vjen historia e largimit nga fshati në universitet të një studenti, ku rrëfimi provokon mendimin, zbulon thelbin e vetmisë dhe qëndron si një hyrje nxitëse për letërsinë moderne japoneze.

  • (0 reviews)

    Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera

    1,500 L

    “Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera” është një përmbledhje tregimesh e shkrimtarit irlandez Frank O’Connor, përzgjedhur nga Julian Barnes. Në to, përmes rrëfimeve mbi fëmijërinë dhe martesën, seksin dhe fenë, luftën dhe pleqërinë, O’Connor-i shpalos në formën më të plotë zhdërvjelltësinë, humorin dhe mprehtësinë e tij.

  • Sasi e limituar
    (0 reviews)

    Kopshti nën dritën e hënës

    1,300 L

    Lili Kaizeri ka bërë paqe me jetën e saj vetmitare, por pa probleme, si vejushë, ama kur një i panjohur i çon një violinë në dyqanin e saj të antikave në qendër të Berlinit dhe i thotë se ajo i përket, jeta e saj do të ndryshojë rrjedhë. Pse duhet të trashëgojë një objekt aq të çmuar?

  • (0 reviews)

    Kopshti veror

    1,500 L

    Pasi i mbijetuan rrethimit të Leningradit, urisë, frikës, tradhtisë dhe ndarjes, Tatiana, Aleksandri dhe djali i tyre i vogël Antoni bashkohen më në fund në SHBA, në vendin e ëndrrave të tyre.

  • (0 reviews)

    Krenari dhe paragjykim

    900 L

    Ky roman sjell një histori dashurie, nga më të bukurat e letërsisë angleze. Pena e përsosur e Xhejn Ostenit e tërheq lexuesin në një univers që i përket po aq të kaluarës sa edhe të tashmes, në një shoqëri ku ballafaqohen materializmi dhe ndjeshmëria, qenia femër dhe mashkull, e vërteta dhe gënjeshtra.

  • (0 reviews)

    Krim i përkryer

    1,000 L

    Detektivi i Tokios, Kusanagi, i ngarkuar për zbardhjen e këtij rasti, bie menjëherë pre e joshjes së rafinuar të Ajanes dhe refuzon të besojë se ajo mund të jetë e implikuar në krim. Ndërsa asistentja e tij, e cila është e bindur për të kundërtën, kërkon ndihmën e profesorit gjenial Jukaua, i mbiquajtur “Detektivi Galileo”.

  • (0 reviews)

    Kryeveprat

    2,500 L

    Kjo vepër prej njëmijë faqesh është e shoqëruar me një jetëshkrim dhe një bibliografi të plotë të Buzzati t. Tregimet përbëjnë një pjesë të rëndësishme të këtij korpusi. Ndonëse më parë disa prej tregimeve janë përkthyer pjesërisht nga autorë të ndryshëm në kohë të ndryshme, kjo vepër në 60 tregime është më e plota në tipologjinë e vet, për faktin se vetë Buzzati është kujdesur për përmbledhjen e këtyre tregimeve.