• (0 reviews)

    Qiell

    1,000 L

    Nga autorja e një prej librave më të shitur, Gjinj dhe vezë, si dhe sensacionit letrar ndërkombëtar, Mieko Kawakami, një roman i kthjellët që ndriçon ndikimin e dhunës dhe fuqinë e solidaritetit.

  • Sasi e limituar
    Qielli s'ka preferenca
    (0 reviews)

    Qielli s’ka preferenca

    1,400 L

    Romani “Qielli s’ka preferenca”, i autorit me famë botërore Erich Maria Remark, është një prurje interesante e letërsisë së re, por tanimë me temë nga garat e automobilizmit, në një vdekje tragjike.

  • (0 reviews)

    Qorrfermani

    500 L

    “Qorrfermani” u shkrua në vitin 1984, por për shkak të subjektit tepër delikat dhe të analogjisë së ngjarjes që ndodh në Perandorinë Otomane me një fushatë spastrimesh tipike staliniste, …

  • (0 reviews)

    Qyteti i avullit

    800 L

    ‘Qyteti i Avullit” është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafónit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazmagorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të fundit zërin e paimitueshëm të shkrimtarit, që na bëri të ëndërrojmë si askush tjetër.

  • (0 reviews)

    Qyteti i fundit

    1,000 L

    Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t’u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama, karaktere, psikologji të nxjerra nga njerëzit e qytetit të fundit. Përveç kësaj autori do të sjellë edhe rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar Lekës dhe prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës dhe e fashizmit.

  • (0 reviews)

    Qyteti i magjepsur

    1,000 L

    Vëllimi i dytë i romanit “Sekreti shtëpisë në ishull.

  • (0 reviews)

    Qyteti i pasur

    1,500 L

    Autori i bestsellerit të New York Times “Perandoritë e Detit” përvijon udhëtimin befasues pesëqindvjeçar të Venedikut deri në majën e pushtetit, madhështisë e pasurisë, në një rrëfim epik, që nuk ka rivalë për sa u përket dramës e intrigave.

  • Sasi e limituar
    Rasputini- Besimi, fuqia dhe fundi i Romanovëve
    (0 reviews)

    Rasputini- Besimi, fuqia dhe fundi i Romanovëve

    3,000 L

    Rasputini nuk është vetëm një biografi përfundimtare e një njeriu të jashtëzakonshëm dhe legjendar, por një portret magjepsës i muzgut të Rusisë Perandorake, teksa ajo po shkonte drejt katastrofës.

  • (0 reviews)

    Rastet

    600 L

    Poezia … është ftesë për të shpresuar. Ky është koncepti kyç i nobelistit italian Montales, vepra poetike e të cilit na vjen në shqip me një përkthim dinjitoz nga Mimoza Hysa.

  • (0 reviews)

    Rasti i çuditshëm i Benjamin Butonit

    700 L

    Fitzgeraldi njihet si shkrimtari më i shquar i letërsisë amerikane që ilustroi me veprën e tij Epokën e Jazz-it. I njohur te lexuesi shqiptar përmes romaneve të tij (Getsbi i madh, Kjo anë e parajsës, E magjishme është nata dhe Të bukur dhe të mallkuar), tashmë i ofrohet edhe krijimtaria e tij në prozën e shkurtër, ku, praktikisht, Fitzgerald-i arriti kulmin e letërsisë së tij me portretimin e jetës moderne amerikane.

  • (0 reviews)

    Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë

    900 L

    Ky libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën.

  • (0 reviews)

    Rebeka

    1,000 L

    Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të nënvetëdijes sonë.

  • (0 reviews)

    Rebelimi, revolucioni, fetaria

    1,000 L

    Pjesa më e madhe e njerëzimit duhet ta mësojë nevojën e kuptimit të drejtë të botës. Vetëm atëherë njeriu mund të bëhet me të vërtetë njeri.

  • Sasi e limituar
    Receta për të vegjlit
    (0 reviews)

    Receta për të vegjlit

    1,500 L

    Libri më i kërkuar për foshnjat dhe të vegjlit me mbi 5 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Më shumë se 200 receta të shpejta, të thjeshta e të shëndetshme iu vijnë në ndihmë nënave të reja për të ushqyer bebet e tyre.