• (0 reviews)

    Kushëriri i engjejve

    500 L

    Ky libër është dëshmi e mrekullueshme e ndjenjës fisnike që kanë dhe duhet të kenë për njëri-tjetrin talentet e mëdhenj shqiptarë. Ai sfidon shembujt e shëmtuar të smirës dhe të përçarjes, që janë shfaqur vitet e fundit në jetën dhe në kulturën tonë. Nuk janë të paktë pseudointelektualët shqiptarë, që me një zell dhe servilizëm të neveritshëm, përpara të huajve, për ndonjë përfitim meskin, shajnë dhe hedhin baltë mbi vlerat e krijuara nga bashkëkombësit e vet.

  • (0 reviews)

    Prit edhe pak

    800 L

    Poezi tashmë në kulminacionin e artit “dritëroian”, poezi mbi jetën e vdekjen, gëzimin e trishtimin, ndjenjën dhe erosin, natyrën dhe qytetërimin, rininë e pleqërinë. Filozofia e mbrujtur aq mrekullisht dhe aq natyrshëm me mençurinë e thukët të popullit, me artin e madh të Dritëroit shprehur në vargje të mahnitshme. Ironia dhe sarkazma, nënsqeshja dhe buzëqeshja si rrallëherë e si rrallë në botime të mëparshme. I madhi Dritëro, na befason.

  • (0 reviews)

    Kërcim në bosh

    800 L

    Bota është një bosh i madh, është i pafund: “Nis e sos ku ta mendosh”. Këto janë reflektime metafizike dhe shpirtërore të Timo Fllokos, ku janë përfshirë edhe tekste këngësh të njohura nga autori. Sigurisht, ky libër është konsideruar edhe një dedikim që Timo Flloko e ka bërë për të dashurit e tij më të shtrenjtë.

  • (0 reviews)

    Në kërkim të së mirës…

    600 L

    Ashtu siç mirësitë e kësaj bote janë të pafundme, ashtu dhe kërkimet tona për ti zbuluar ato në “skutat” e fshehtësisë janë të rëndësishme për të identifikuar vlerën e vërtetë të këtij koncepti madhështor.

  • (0 reviews)

    E dikurshmja në apartamentin nr.13

    800 L

    Një libër që të fut në mendime për bashkëshorten e shkrimtarit të madh e cila ishte vetë e lindur për të qenë shkrimtare… Një profesion dhe pasion i pakultivuar për hir të një sakrifice sublime për të madhin shkrimtar. Profili i një tregimtareje fare të veçantë, me një gjuhë të sinqertë dhe narracion të këndshëm.

  • (0 reviews)

    Mëngjeset në kafe Rostand, motive të Parisit

    1,000 L

    Në këtë libër shkrimtari i shquar Ismail Kadare ka reflektuar rreth kafenesë së tij të dashur ku nisi të shkruajë veprat e tij që kur u arratis në Franë në fillim të viteve ’90. Nuk është thjeshtë një libër eseistik, pasi këtu gjenden shumë të dhëna që na ndihmojnë më tepër të të njohur universin kadarean.

  • (0 reviews)

    Aksidenti

    800 L

    Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

  • (0 reviews)

    Mosmarrëveshja Shqiperia përballë vetvetes

    900 L

    “Ky libër nuk është as histori dhe as shkencë, por thjeshtë letërsi, dhe sprovë letrare”, sipas Kadaresë. Sipas tij “ky libër u përket të gjithëve”. Libri nis me sprovën “Rreth himnit të vjetër të shtetit” për të vazhduar më tej me “Enigma”, “Mjegull,Prolog me djallin”, “Dialog me Djallin dhe Zotin”, “Pantomima e frikshme e Bronzit”, “Gjergj Kastrioti kundër Arbrit”, “Intermexo me dy vrasje në sfond”, “Lëngatë në gadishull”, “Tri gjendje të Kastriotit”, “Epilog me Zotin”.

  • (0 reviews)

    Kur sunduesit grinden

    900 L

    Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e të interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse.

  • (0 reviews)

    Dosja H

    700 L

    “Dosja H.” u botua së pari në revistën “Nëntori” më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.

  • (0 reviews)

    Darka e gabuar

    900 L

    Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse e hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht. Ç’ka ndodhur në atë darkë? Ç’ka qenë e vërtetë nga ajo që është treguar më pas prej njërës palë, të zotëve të shtëpisë, dhe prej palës tjetër, të ftuarve? Së fundi, ç’ka qenë e fshehta që dyshohet se është mbuluar me kujdes? Për shkak të komplotit të famshëm të bluzave të bardha në Kremlin dhe të vdekjes së Stalinit, hetimi i darkës merr befas përmasa planetare. Kadare jep një version të tij të ngjarjes në një roman, që ta mban frymën pezull gjer në rreshtin e fundit.

  • (0 reviews)

    Kështjella

    1,000 L

    Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.

  • (0 reviews)

    PSE !?

    700 L

    Një eksperiment që doli me sukses, një prozë moderne që lidh thellësinë filozofike dhe depërtimin filozofik rreth kuptimit të jetës, – një model sesi jeta nuk arrin të sfidojë përballë vdekjes por njëherësh është edhe një udhëtim i fuqishëm letrar në mendjet e lexuesve të çdo kohe. Prandaj, është listuar si vlerë e përhershme letrare dhe rekomandohet në shkolla dhe auditore universitetesh…

  • (0 reviews)

    E penguara

    700 L

    Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”.

  • (0 reviews)

    Koncert në fund të stinës

    1,000 L

    Romani “Koncert në fund të dimrit” është një satirë dhe përqeshje me socializmin, me parimet dhe idetë e tij.