-
(0 reviews)
Ndalo mendimet e tepërta
1,200 L“Ndalo mendimet e tepërta” është një libër për të kuptuar atë çka ke përjetuar, situatën rraskapitëse në të cilën je përfshirë dhe si e humbet mendjen në një grackë ankthi dhe stresi. Autori i mirënjohur Nick Trenton do të të shoqërojë për të kapërcyer pengesat me teknika të hollësishme e të vërtetuara, që do të të ndihmojnë të riprogramosh trurin, të kontrollosh mendimet dhe të ndryshosh zakonet e tua mendore. Për më tepër, libri do të të ofrojë përqasje shkencore për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën e të menduarit dhe të të ndjerit për veten, duke i dhënë fund modeleve të këqija të të menduarit.
-
(0 reviews)
Libri i verës
1,200 LNGA AUTORJA E BESTSELLERËVE #1 E NEW YORK TIMES “PEOPLE WE MEET ON VACATION” dhe “BOOK LOVERS”!
-
(0 reviews)
Gurë dhe hije
1,500 LNjë epikë intime, e pashlyeshme, Gurë dhe Hije bashkon fragmente jo vetëm nga historia turke e shekullit të njëzetë, por edhe nga Perandoria Osmane, Lindja e Mesme dhe Evropa. Së bashku ata formojnë një tablo befasuese të një shoqërie të pasur, komplekse që përfshin të krishterë, myslimanë sunitë, turq, kurdë dhe armenë.
-
(0 reviews)
Stamboll Stamboll
1,000 LNjë qeli, katër burra, dhjetë ditë, një mori historish: një vjetër janë të burgosur në një dhomë të ngushtë e të akullt në bodrumet e Stambollit. Mes marrjes në pyetje, torturave, kohës pezull dhe palëvizshmërisë së detyruar, në të cilën janë gozhduar, ata zbulojnë magjinë dhe fuqinë e fjalës si e vetmja rrugë e mundshme shpëtimi. Personazhet e këtij libri, ashtu si te Dekameroni, kalojnë kohën e izolimit të tyre duke i treguar njëri-tjetrit histori dhe kështu, në një rrëfim koral, zbulojnë fillin që i lidh dhe arsyen pse gjenden të burgosur.
-
(0 reviews)
Fabrikanti i lotëve
1,500 LVjen në shqip një roman që tashmë ka fituar zemrat e miliona të rinjve, por edhe çmimet Watty. Një debutim që të përkëdhel zemrën.
-
(0 reviews)
Njëmbëdhjetë minuta
1,500 LPa dyshim çdokush e përjeton në mënyrën e vet zhgënjimin nga dashuria e parë. Disa lëndohen, vuajnë me gjithë qenien e tyre, ndërsa të tjerë vuajnë në qetësi. Po Maria cilën rrugë do ndjekë? A do të mund ajo t’ë përjetojë sërish emocionet e dashurisë, të patosi dhe epshit?
-
(0 reviews)
Eugjen Onjegini
900 LRomani në vargje “Eugjen Onjegini” është vepra madhore e Pushkinit, ajo që e bëri atë të pavdekshëm. Kritika e quajti romanin “Enciklopedi të jetës ruse të viteve 20′ të shekullit XIX”. Fillimi i shekullit të XIX – të shënoi një hov të përgjithshëm të jetës politiko – shoqërore të Rusisë, që ishte pasojë e luftës së madhe patriotike të popullit rus kundër ushtrisë së Napoleonit.
-
(0 reviews)
Ujku i Stepës
1,200 LÇfarë është Ujku i Stepës i Hermann Hesse-s: një roman, një traktat estetik apo një testament shpirtëror? Zor se mund t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Vetë shkrimtari, i cili e shënjonte këtë vepër si më të dashurën e tij, nyjëton “Ujkun e Stepës” një rrugëtim brenda vetes si dhe një strukturë shpirtërore vetjake. Në këtë kuptim, “Ujku i Stepës” ruan magjinë e letërsisë si roman, mençurinë filozofike si traktat dhe habinë e pikëllimin për fatin njerëzor si testament.
-
(0 reviews)
Titani
1,400 LTitani është libri i dytë i “Triologjisë së Dëshirave” pas librit të parë Financieri. Frenk Koperud tani jeton në Çikago sëbashku me gruan e tij Ailin. Plani i tij është të marrë përsipër sistemin rrugor-hekurudhor i cili është në proces falimentimi.
-
(0 reviews)
Dublinasit
1,000 LKjo vepër reflekton jetën në Irlandë në nisje të shekullit të kaluar, dhe duke hedhur poshtë eufemizmat, zbulon realitetin aspak romantik të Irlandezëve.
-
(0 reviews)
Vuajtjet e djaloshit Verter
700 LDuke lexuar “Vuajtjet e djaloshit Verter” ne sikur nxitemi për ta parë të dashurën e Verterit, Sharlotën, si një grua pasive dhe të pafajshme.
-
(0 reviews)
Hamleti
590 LKy është një botim luksoz i përkthimit të Fan. S. Noli, rreth vitit 1926 i domosdoshëm për çdo biblotekë.
-
(0 reviews)
Histori e Ballkanit
2,000 L‘Një vepër që meriton admirim të jashtëzakonshëm dhe që nuk ka shoqen deri tani.” –Guardian
-
(0 reviews)
Meditime
800 LNjë nga mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i shkruar me një mjeshtëri të rrallë vjen i përkthyer edhe në shqip nga shtëpia botuese Pema.
-
(0 reviews)
Pesha e padurueshme e pafajesisë
1,500 LPrimo Shllaku sjellë botimin më të ri ”Pesha e padurueshme e pafajsisë”
-
(0 reviews)
Viti i gjelit
1,400 LTereza Boučková ka birësuar dy fëmijë me prejardhje rome, dhe më pas ka lindur fëmijën e saj. Dy fëmijët e adoptuar hynë në jetë, me besimin se dashuria njerëzore por edhe ndjesia e mëmësisë, do të bënin të mundur përballimin e çdo vështirësie.
Mirëpo të dy fëmijët, në adoleshencë fillojnë të shkëputen nga kontrolli i prindërve. Ata fi lluan të bëjnë një jetë pa rregulla, duke shkaktuar dhunë dhe kryer vjedhje, madje edhe brenda shtëpisë së tyre.
Sjellja e tyre shkakton në mënyrë të pashmangshme, një sërë veprimesh dhe reagimesh të pakontrolluara të cilat përshkallëzohen duke përfshirë të gjithë anëtarët e familjes, ku askush nuk mund ti shpëtojë tensionit dhe situatave negative.















