“101 esetë që do t’ju ndryshojnë mënyrën e të menduarit”, bestselleri global dhe fenomeni i medieve sociale është një koleksion i shkrimeve më të dashura të autores Brianna Wiest. Ky libër kryeson listat e librave më të shitur në të gjitha platformat globale të shitjes.
Ky libër rrëfen jetët e jashtëzakonshme të pesëdhjetë grave, të cilat sfiduan me sukses shekujt e mbushur me paragjykime dhe rishkruan rregullat e shoqërisë.
‘Agjentë perandorakë është jo vetëm vepër e një diturie të përsosur dhe origjinale, por edhe një përshkrim me rrjedhshmëri të shkëlqyer i një momenti kritik në historinë e Europës Lindore dhe Perëndimore, si të krishterimit, ashtu dhe të islamit
“Agjente Sonja” është kalvari i jetës së një gruaje – një jetë që përfshin ngritjen dhe rënien e vetë komunizmit dhe që ndryshoi kursin e historisë. Historia e saj deri tani nuk ishte treguar kurrë.
“Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat” është një vëzhgim i hollë dhe intim për të hedhur dritë në një prej historive më të pazakonta të dashurisë, asaj mes Brigitte dhe Emmanuel Macron. Në korrik të vitit 2019, libri u nderua me çmimin “Bernard-Mazières”, i cili jepet për librat me përmbajtje politike.
Në këtë libër, Robert A. Johnson, analizon në thellësi këtë histori të lashtë dhe u hedh dritë detajeve, duke sjellë një studim tërheqës dhe të mprehtë se çfarë do të thotë të bëhesh grua. Në këto faqe do të kuptosh gratë e rëndësishme në jetën tënde, si dhe do të kuptosh shumë për veten tënde si grua.
Ky liber është një fenomen botëror, – që ka kryesuar listat e shitjeve në Amazon gjatë fundvitit dhe tashmë vjen edhe në shqip, përmes shtëpisë botuese Botart. “Akti krijues” është një kurs studimi i bukur dhe bujar që ndriçon shtegtimin e artistit si një rrugë që mund ta ndjekim të gjithë. Ai distilon urtësinë e mbledhur nga puna e një jete brenda një përvoje leximi të shkëlqyeshme që vendos fuqinë për të krijuar momente – dhe jetë – të ngazëllimit dhe transcendencës brenda një mundësie të realizueshme për të gjithë.
“Ana Bolena, një çështje familjare” është një afresk i fuqishëm historik, emocionues dhe aventuresk dhe një dëshmi shumë e lartë letrare që na rikthen në të kaluarën në ngjyrat e saj më të gjalla dhe e bën atë vitale. Romani vjen në shqip nga Ledia Dushi.
Apologjia është versioni i Platonit për fjalimin që mbajti Sokrati kur nuk arriti ta mbronte me sukses veten në vitin 399 p.e.s., kundrejt akuzave të “korruptimit të të rinjve dhe të besimit jo në zotat që beson qyteti, por në hyjni që nuk kanë ekzistuar më parë”.
Arti i luftës përbën librin më të mirë dhe më të shquar të strategjisë ushtarake të të gjitha kohërave. Libër që i kishte shërbyer si burim frymëzimi për bëmat e mëtejshme ushtarake të Napoleon Bonapartit, si inspirim dhe shembull edhe vetë Nikola Makiavelit, si yll polar Mao Ce Dunit dhe shumë e shumë figurave të tjera të rëndësishme përgjatë historisë.
Kjo biografi e shkëlqyer e MelaniaTrampit nga gazetarja Mary Jordan, fituese e Çmimit Pulitzer të gazetës “Washington Post”, “zbërthen me shkathtësi dhe pa asnjë agjendë Melaninë” (NBC News), e cila ka në Shtëpinë e Bardhë më tepër ndikim nga sa kujtojnë shumë njerëz.
Aspekte të Femërores ofron një gamë artikujsh dhe ekstraktesh nga shkrimet e Jungut mbi martesën, Erosin, nënën, vajzën dhe konceptin anima/animus, i cili është qendror në teorinë e tij të strukturës së personalitetit.