-
(0 reviews)
Anatomia e Keit
1,500 LTrupi i njeriut është i jashtëzakonshëm, mahnitës, dhe… fort i çuditshëm… I çuditshëm është yti. I çuditshëm është imi. Madje i çuditshëm është edhe ai i mësuesit tënd të matematikës.
-
(0 reviews)
Babi i keq
1,400 LNovela e dhjetë e David Walliams është historia drithëruese e një babai me të birin në një mision rrëqethës për të ndrequr një gabim dhe ndëshkuar Bigun e ligë. Brenda një viti ka kryesuar të gjitha listat botërore të shitjeve, qoftë të librin për fëmijë, por edhe më tej; mbi 20 milionë kopje, duke u shndërruar në autorin absolut të momentit. Fatmirësisht, tashmë edhe në shqip, për lexuesit e vegjël
-
(0 reviews)
Binjakët e prapë
800 LKy libër do t’ju shkulë zë qeshuri. Kujdes, sepse nuk do të keni të ndalur! Autori, Jozua Douglas ka fituar dy herë çmimin Penda dhënë nga Senati i Jurisë së Lexuesve të Vegjël.
-
(0 reviews)
Bota e Lukrecias vëll.1
800 L“Më quajnë Lukrecia dhe bota më mahnit.”Jeta e ëmbël dhe plot aventura e një heroine të re çapkëne, mes shoqesh, kafshësh shtëpiake dhe një familjeje gazmore. “Një lajm i mirë, Nikolasi i Vogël ka një motër të madhe!”
-
(0 reviews)
Bota e Lukrecias vëll.3
800 L“Është vërtet e çuditshme familja ime! Por edhe sikur të më duhej ta shpikja, nuk do t’i ndryshoja asgjë!” Lukrecia zgjidhet në këshillin e klasës si përfaqësuese, bën stazhin e vëzhgimit në gjykatë, përfshihet në xhirimet e një filmi, mezi gjen një dhuratë për festën e mamasë, shkon në një ekskursion mësimor në fermë… Lukrecia është këtu më simpatike se kurrë!
-
(0 reviews)
Bota e Lukrecisa vëll.2
800 L“Po të paralajmëroj, sot kam kaluar një ditë jo fort të mirë.” Energjike dhe e gjallë, por sidomos plot humor, ja ku do të takohemi sërish me Lukrecian. Heroina jonë përgatitet për një prezantim super të rëndësishëm me Linat, për një dasmë pa nuse, për fejesën e befasishme të gjyshes dhe një mësim kërcimi. Ajo ka prindër të komplikuar, një vëllaçko që ia plas buzën dhe një kushëri që quhet… Nikolas.
-
(0 reviews)
Ç të bësh kur frikësohesh nga shtrati
700 LKy libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të arrijnë të flenë në kohën e duhur dhe të qëndrojnë në gjumë… si me magji!
-
(0 reviews)
Ç të bësh kur gabimet të futin dridhmat
700 LUdhëzuesi i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që fshehin frikën e të bërit gabime duke përdorur strategjitë dhe teknikat e bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për t’u përballur me gabimet… në mënyrë që të eksplorojnë territore të reja pa frikë!
-
(0 reviews)
Ç të bësh kur mëndja të mbetet peng
700 LUdhëzues për fëmijë si të mposhtin çrregullimin obsesiv kompulsiv.
-
(0 reviews)
Ç të bësh kur ndihesh tepër i druajtur
700 LUdhëzues për fëmijë si të moshtin ankthin social.
-
(0 reviews)
Ç të bësh kur nuk do të rrish vetëm
600 LUdhëzuesi Ç’të bësh kur nuk do të ndahesh nga prindërit i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që shoqërojnë ankthin e ndarjes, duke përdorur strategji dhe teknika të bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër vetëndihmës interaktiv është burim gjithëpërfshirës për edukimin, për motivimin dhe për fuqizimin e fëmijëve për të kapërcyer ankthin e ndarjes – në mënyrë që të bëhen pilotë me besim te vetja të balonave të tyre me ajër të ngrohtë!
-
(0 reviews)
Ç të bësh kur nuk të duket e drejtë
700 LUdhëzues për fëmijë si të mposhtin zilinë dhe xhelozinë.
-
(0 reviews)
Ç të bësh kur shqetësohesh shumë
600 LE dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund t’i rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmendje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty.
-
(0 reviews)
Ç të bësh kur të nguliten veset e kqija
600 LUdhëzues për fëmijë: si të tejkalojnë kafshimin e thonjve dhe vese të tjera. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim tërësor për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për të çliruar veten prej veseve të këqija.
-
(0 reviews)
Ç të bësh kur të shperthen zemërimi
700 LUdhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjaknxehtësinë. A e dije se zemërimi është si zjarri? Ai fillon me një shkëndijë, na mbush me energji dhe na nxit. Por ama, mund të dalë nga kontrolli, duke bërë të përfundojmë në telashe. Nëse je fëmijë që merr flakë shpejt, që zemërimi të shpërthen shpesh dhe që inati të bëhet i papërmbajtshëm, atëherë ky libër është pikërisht për ty.
-
(0 reviews)
Djali me fustan
700 LPër ata vogëlushë që duan tia nisin të lexojnë rrëfimet plot aventura të David Walliamsit, ky është libri i parë që duhet të ndalen, sepse këtu nisi fama e këtij shkrimtari të madh për fëmijë. Ky libër ka marrë vlerësimet maksimale sapo është botuar në vitin 2008 dhe prej vitesh arrin të fitojnë zemrat e miliona lexuesve të vegjël në mbarë botën