Mister & Thriller

Vejusha e doktorit

1,000 L

Në stok

Vijon seria mbreselenese e autorit britanik Daniel Hurst; Mjeshtri i thrillerave psikologjik pas romanit Gruaja e doktorit, sjell vëllimin e dyte, Vejusha e doktorit, i cili do t’ju mbaj të mbërthyer deri në faqen e fundit me misteret dhe tensionin që mban.

SKU: 9789928881007 Kategoria
  • AutoriDaniel Hurst
  • Shtëpia BotueseMorava
  • Numri i faqeve252

Ferna Devlini mendon se më në fund e ka hedhur pas krahëve të kaluarën. Bashkëshorti i saj, doktor Dri Devlini, ka vdekur dhe paratë e sigurimit të jetës i kanë dhënë mundësinë ta nisë jetën nga e para. Tashmë, ajo ka një shtëpi luksoze, lirinë që ka dëshiruar dhe shpresën për një jetë të re. Kur në jetën e saj shfaqet Roxheri, një burrë i pashëm e romantik, Ferna fillon të besojë se mund të jetë sërish e lumtur. Por, një natë, fjalët e tij e bëjnë të kuptojë se e kaluara mund të mos jetë aq larg sa mendonte. A e ka zbuluar ai sekretin që Ferna është përpjekur ta fshehë? Dhe, nëse është kështu, çfarë kërkon prej saj? Ferna është e vendosur të mos lejojë askënd t’ia shkatërrojë jetën e re. Por, ndërsa dyshimet shtohen, e pushton një pyetje e frikshme: A mund t’i besojë vërtet njeriut që ka pranë, apo ai është kërcënimi më i madh për të?

Dërgesa & Pagesa

  • Dorëzim brenda 24/48 orëve.
  • Transport kudo në Shqipëri.
  • Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
  • Pagesë në dorëzim.