Teze Julia dhe kalemxhiu

1,500 L

Dy biografi simetrike që përzihen dhe ndërthuren, duke vënë përballë botën e përgjakshme të Pedro Kamaços me idealet e Marios, një shkrimtari të ri, duke na zhytur kësisoj brenda një kaleidoskopi shumëngjyrësh dhe të parezistueshëm.

SKU: 9789994307222 Kategoria

Pedro Kamaçoja, i ashtuquajtur «Balzaku kreol», është një shpikës i çuditshëm dhe jashtëzakonisht pjellor i fabulave melodramatike dhe të përgjakshme që transmetohen në Radio Lima. Gjithkush në qytet pret me padurim “episodet” e fantazisë së tij, të përbëra nga arrestime misterioze, vdekje të fshehta, inceste, gjak dhe pasione.

Paralelisht rrjedh edhe historia e Marios – autobiografike, por heshtazi, duke lënë të kuptohet paksa edhe nga emri i protagonistit – i cili aspiron të bëhet shkrimtar e tërhiqet nga kjo makinë e çuditshme imagjinate.

Por edhe atij i duhet të rrëfejë historinë e vet të ndërlikuar: bie në dashuri, pothuajse me një indiferencë platonike, me një teze të ve dhe më të madhe në moshë, me të cilën përfundon në martesë, përpara se të transferohet në Europë dhe të afirmohet si shkrimtar.

Shtëpia Botuese

Dudaj

Numri i faqeve

422

Autori

Mario Vargas Llosa

Komente

Nuk ka ende komente