“Arti i Luftës” është një traktat ushtarak antik kinez, që daton nga periudha Ch?nqi? (Periudha e Pranverës dhe Vjeshtës, shekulli i V-të p.e.s.) një epokë e trazuar e Kinës së lashtë, e karakterizuar nga fragmentimi politik dhe përplasjet e vazhdueshme midis shteteve feudale. Vepra, e cila i atribuohet strategut të lashtë kinez Sun Tzu, përbëhet nga 13 kapituj, ku secili i kushtohet një aspekti të veçantë të luftës, duke shtjelluar aplikimin e tyre në strategjinë dhe taktikën ushtarake. Për afro 1500 vjet, ky libër ka qenë teksti kryesor në antologjinë e formalizuar si “Shtatë Klasikët Ushtarake” nga Perandori Shenzong i dinastisë Song në vitin 1080.
Sot, “Arti i Luftës” mbetet teksti strategjik më me ndikim në Azinë Lindore, duke ushtruar një ndikim të thellë në mendimin ushtarak perëndimor dhe lindor, në taktikat e biznesit, strategjinë ligjore dhe përtej tyre. Ky botim bazohet në përkthimin e Lionel Giles dhe përfshin ilustrime nga Paul Nash (1889-1946), një prej artistëve peizazhistë më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë.
Kush ishte Sun Tzu?
Sun Tzu ishte një gjeneral, strateg ushtarak dhe filozof kinez, i cili jetoi gjatë periudhës së Kinës së lashte. Ai njihet tradicionalisht si autori i “Artit të Luftës”, një vepër me ndikim të gjerë në strategjinë ushtarake, e cila ka formësuar filozofinë perëndimore dhe lindore. Përtej trashëgimisë së tij si autor i kësaj vepre, Sun Tzu nderohet ne kulturën kineze dhe atë aziatike si një figurë legjendare historike.
Komente
Nuk ka ende komente