Vizitorja e pasqyrës 2 – Të zhdukurit e dritëhënës

1,400 L

“Të zhdukurit e Dritëhënës”, vëllimi i dytë i serisë bestseller ndërkombëtar “Vizitorja e pasqyrës”, më në fund në shqip! Fitues i Prix Albertine Jeunesse, 2021

SKU: 9789928816856 Kategoria

“Të zhdukurit e Dritëhënës” fillon pikërisht aty ku mbaroi vëllimi i parë “Të fejuarit e dimrit”. Në Arkën e akullt të Polit, ku Ofelia është flakur nga Plakat për t’u martuar kundër dëshirës të saj me fisnikun Torn, vapa është mbytëse. Por ky është vetëm një nga iluzionet e krijuara nga Mirazhët, klani dominues i Arkës, të zotët të prodhojnë tavane të mbuluara nga xhungla tropikale, dete të pafundme brenda pallateve dhe fustane me flutura që valëviten.

Në Qytetqiell, kryeqyteti i Polit, Ofelinë e prezantojnë me zotin Faruk, shpirtin e gjithëfuqishëm dhe të pavdekshëm të familjes, i bardhë si bora dhe me një kujtesë shumë të dobët. Ai shpreson te dhuntitë e Ofelisë si “lexuese” për të zbuluar misteret që përmban Libri, një dokument misterioz i cili, ndër shekuj, ka shkaktuar çmendurinë apo vrasjen e shumë mendjelehtëve që janë përpjekur ta deshifrojnë.

Për Ofelinë nis një varg aventurash dhe fatkeqësish. Vetëm me ndihmën e një truproje të padukshëm, ajo arrin të mbrohet nga sulmet e pabesa të tradhtarëve dhe kurthet vdekjeprurëse të Mirazhëve. Por edhe vetë çuditet kur kupton se po rrezikon jetën dhe po harxhon gjithë energjitë e saj në këtë labirint hetimesh për hir të dashurisë për Tornin, burrin që mendonte se e urrente më shumë se këdo tjetër në botë. Ndërkaq, Torni është zhdukur…

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

520

Autori

Christelle Dabos

Komente

Nuk ka ende komente