I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep shkrimtari Tom Bojd nuk po arrinte ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej si i zënë në çark, një kurth që rrezikonte ta shkatërronte.
Derisa një natë, gjatë një stuhie të furishme i duket se bie pre e një halucinacioni, në tarracë i shfaqet një vajzë, misterioze dhe perri e bukur. I thotë se është protagoniste e romanit të tij, e rënë në botën reale nga një fjali e lënë pezull prej tij.
Dhe nëse Tomi nuk do t’i kthehej të shkruarit, ajo do të vdiste. Duket absurde, e megjithatë… e megjithatë Tomi e beson. Sepse është marrëzisht i dashuruar me të.
Koment nga Figaro Littéraire
“Vajza e letrës” është ndoshta romani më i mirë i Guillaume Musso deri më sot… Lexuesit e tij nuk do të zhgënjehen. Subjekti është i përsosur dhe fundi i romanit është tepër tërheqës dhe befasues.
Komente
Nuk ka ende komente