Portreti i një gruaje të panjohur

1,500 L

Portreti i një gruaje të panjohur. Një nga veprat më të arrira për mashtrimin që bëhet në art. A gjenti dhe restauruesi legjendar i artit, Gabriel Alon, më në fund është shkëputur nga …

SKU: 9789928837417 Kategoria

Portreti i një gruaje të panjohur

Një nga veprat më të arrira për mashtrimin që bëhet në art.

A gjenti dhe restauruesi legjendar i artit, Gabriel Alon, më në fund është shkëputur nga Shërbimi Sekret dhe është rehatuar në Venecia, vendi i vetëm ku gjen paqe. Ndërkohë që gruaja e tij e bukur, Kiara, ka marrë përsipër drejtimin e shoqërisë së restaurimit “Tiepolo” dhe dy fëmijët e vegjël janë regjistruar në një shkollë fillore publike, Gabrieli i kalon ditët duke shëtitur në “qytetin lundrues” dhe duke u thënë “lamtumirë” demonëve të së shkuarës tragjike e të dhunshme.

Po kur tregtari i artit në Londër, Xhulian Isherud, i kërkon të hetojë rrethanat që lidhen me rizbulimin dhe shitjen e një pikture shekullore, ai përfshihet në një lojë vdekjeprurëse, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.

Me një stil të sofistikuar komploti, libri “Portreti i një gruaje të panjohur” është një rrugëtim argëtues në anën e errët të botës së artit, një vend ku tregtarët e paskrupullt mashtrojnë rregullisht klientët, kurse investitorët me xhepa të thellë, i trajtojnë pikturat si një kategori tjetër asetesh, veç për fitim.

Ai është një provë tjetër që tregon se, kur bëhet fjalë për spiunazh, intrigë dhe suspansë, Daniel Silva nuk ka të krahasuar.

Shtëpia Botuese

Living

Numri i faqeve

411

Autori

Daniel Silva

Komente

Nuk ka ende komente