Shërbimi pranë të sëmurëve, urgjencat e spitalit, të sëmurë me alzaimer në stad të avancuar, asgjë nuk i shpëton skenaristit. Ai nuk vret, por siç parapëlqen të thotë, ai përshpejton vdekjen e njerëzve.
Kur eliminon një nga xhelatët e regjimit të Hasanit II, punët e tij marrin një dimension tjetër. Ai bën drejtësi dhe kjo i jep disa muaj qetësi, të përkthyera në kredite gjumi. Sa më i rëndësishëm të jetë viktima aq më shumë net me gjumë bën ai. I aftë për të kryer krime po aq të përkryera sa edhe në kinema, ai fillon ta masë veten me të mëdhenjtë e kësaj bote.
A do të arrijë të kryejë vrasjen e madhe, atë që do t’i lejojë ta mposhtë përfundimisht pagjumësinë? Asgjë nuk është e sigurt. Në çdo çast, një gabim në skenar mund të shkatërrojë gjithçka.
Komente
Nuk ka ende komente