Mbi natyrën

1,500 L

I gjithë ky mjerim e shkatërrim gjen jehonë të fortë në zemrën e pikëlluar të Lukrecit, i cili kërkon të mbretërojë paqja në botë. Në invokacionin, drejtuar hyjneshës Venus, ndër sa të tjera thotë: Pra aq ma tepër kësaj vepre time jepi një shije të mos njohë mbarim; shueje njëheri, o hyjneshë e dashun, këtë lakmi mizore të vllavrasjes, që ka shpërthye gjithkund për tokë e det, se vetëm ti mundesh me i sjellë njerëzimit paqë e gëzime.

SKU: 9789928354402 Kategoria

Mbi jetën e Lukrecit nuk dimë asgjë me siguri. Thonë se u lind ndërmjet viteve 99 dhe 95 para erës së re (e.r.); nuk dihet me saktësi as vendlindja e tij, as se ç’mësime bëri; nuk dihet a shkoi edhe ky në Greqi, si shumë romakë të tjerë, për të plotësuar kulturën e vet. Me sa thuhet, vdiq në vitin 55 para e.r. Lukreci jetoi në një nga periudhat më tragjike që ka kaluar Roma. Ende nuk ishin mbyllur plagët e mëdha që shkaktoi lufta civile. Pastaj me ardhjen e Marit dhe të Silës filluan grindjet, tradhtitë, hakmarrjet, gjaku shkoi rrëke. Në fund u shtua edhe komploti i Katilinës. Në të gjithë këtë stuhi ngjarjesh tragjike binin me mijëra e mijëra viktima. Tokat ishin shkretuar e braktisur, bujqësia ishte lënë mbas dore. I gjithë ky mjerim e shkatërrim gjen jehonë të fortë në zemrën e pikëlluar të Lukrecit, i cili kërkon të mbretërojë paqja në botë. Në invokacionin, drejtuar hyjneshës Venus, ndër sa të tjera thotë: Pra aq ma tepër kësaj vepre time jepi një shije të mos njohë mbarim; shueje njëheri, o hyjneshë e dashun, këtë lakmi mizore të vllavrasjes, që ka shpërthye gjithkund për tokë e det, se vetëm ti mundesh me i sjellë njerëzimit paqë e gëzime.

Komente

Nuk ka ende komente