Gjeniu i bisedave miqësore, Oscar Wilde, përdori meditimin mbi faktet dhe gënjeshtrën në dialogun sokratik mes dy personazheve që mbajnë emrat e djemve të tij dhe përbën një eksplorim gajasës mbi artin, letërsinë dhe shoqërinë që lexohet me një frymë.
Oscar Wilde (1854 – 1900) ishte shkrimtar, poet, eseist dhe dramaturg irlandez. Fama e tij jetëgjatë mbështetet te romani Portreti i Dorjan Grejit, apo dramat Salome dhe Admiruesi i zonjës Uildemere, si dhe tek analizat therëse mbi shoqërinë njerëzore të pasqyruara në ese të tilla si Shpirti i njeriut nën socializëm, Zvetënimi i artit të gënjeshtrës dhe Kritiku si artist, ku shpalosen idetë e tij mbi filozofinë e estetikës.
Komente
Nuk ka ende komente