A jemi ndryshe nga të tjerët… apo u përshtatemi atyre? Pse kujtojmë dhe pse harrojmë? Si mund ta matim inteligjencën? Këto pyetje e të tjera syresh janë thelbi i punës së mendimtarëve dhe studiuesve më të mëdhenj në botë në fushën magjepsëse të psikologjisë. I shkruar me një gjuhë të thjeshtë, Libri i Psikologjisë është plot me shpjegime, që depërtojnë në thelbin e kuptimeve të ndërlikuara. Ai është pajisur me diagrame që zbërthejnë teori të koklavitura, me citime të paharrueshme dhe ilustrime të goditura, të cilat luajnë me perceptimet dhe besimet tona. Si ata që janë fillestarë në lëmin e psikologjisë, ashtu edhe studentët që merren me studimin e saj, por edhe specialistët, në këtë libër do të gjejnë lëndë të mjaftueshme për t’u ngjallur kërshërinë dhe për t’i ngacmuar.
Psikologji
Libri i psikologjisë
Çmimi origjinal qe: 2,500 L.2,250 LÇmimi i tanishëm është: 2,250 L. Save 250 L (10% Off)
Në stok
E gjithë disiplina e psikologjisë me dijet e grumbulluara deri më sot vjen në një botim të rrallë, pjesë e serisë “Ide të mëdha të shpjeguara thjeshtë”. Ky është një libër që duhet të jetë në tavolinën e çdo psikologu, studenti apo pedagogu. Por jo vetëm aq. Libri vlen edhe për ne që duam të njohim botën tonë të brendshme.
Ka stok
Përshkrimi
Dërgesa & Pagesa
Dërgesa & Pagesa
- Dorëzim brenda 24/48 orëve.
- Transport kudo në Shqipëri.
- Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
- Pagesë në dorëzim.











