Do t’ju mësoj të jeni të pasur

1,500 L

Në këtë botim, Ramiti ju mëson si të zgjidhni investimet afatgjata dhe llogaritë e duhura bankare. Me këndvështrimin e tij karakteristik, plotësisht serioz, ai tregon si të shtrydhni çdo përfitim të fshehtë nga karta juaj e kreditit. Si të lani borxhet dhe kreditë studentore. Ju mëson fjalët e sakta si të negocioni për rritje rroge. Si të krijoni një sistem automatik të parave dhe pastaj të vazhdoni jetën pa e vrarë më mendjen.

SKU: 9789928005120 Kategoria

PINI KAFE MAKIATO SA T’JUA KETË QEJFI. Shpenzoni me tepri për gjërat që ju pëlqejnë. Jetoni jetën tuaj të pasur, në vend që t’ju vrasë ndërgjegjja për çdo shpenzim që bëni. Kjo nuk është këshilla tipike e një eksperti financiar. Me programin gjashtëjavor të Ramit Sethit, ju vendosni vetë për jetën tuaj të pasur – nëse do të udhëtoni në Bora Bora, do të paguani për pensionin e prindërve, apo thjesht, do të firmosni çekun kur dilni me miqtë – dhe e përdorni këtë program për t’i arritur synimet brenda një kohe të shkurtër. Gjashtë javë për të arritur kontrollin financiar Në javën 1, optimizoni kartat e kreditit, mësoni saktë si të negocioni për të fshirë gjobat e overdraftit dhe për të shtrydhur përfitimet. Në javën 2, hapni llogari bankare pa tarifa dhe me interes të lartë, që nuk do t’ju gërryejnë. Në javën 3, hapni një llogari Roth IRA ose një llogari 401(k). Në javën 4, mësoni si të kurseni qindra dollarë në muaj dhe të keni ende para për të blerë çfarë ju pëlqen. Në javën 5, automatizoni llogaritë, që ato të punojnë të ndërlidhura. Në javën 6, shikoni se si investimi është mënyra e vetme më e rëndësishme për t’u pasuruar – dhe për të krijuar një portofol vetëm tuajin. Gjithashtu do të gjeni material si të kapërceni pengesat psikologjike, dashuri dhe para, opsione të reja investimi dhe histori të vërteta, se si lexuesit zbatojnë parimet e Ramitit për të bërë një jetë të pasur.

Komente

Nuk ka ende komente