Nga ahengu i shfrenuar që fundosi një jaht 50 metërsh dhe i solli një faturë hoteli 700 000 dollarëshe, e deri tek e shoqja me fëmijët që e prisnin në shtëpi dhe agjentët e rinj e mbushamendës të bursës, që vdisnin për festa dhe që e thërrisnin mbret, këtu, me fjalët e vetë Jordan Belfort-it, jepet historia e gjeniut yllshuar që e quanin “Ujku i Wall Street-it”. Në vitet ’90, Belfort u bë një nga strumbullarët më famëkëqinj të financave amerikane: një mashtrues aksionesh, i shkëlqyer dhe komplotues, i cili e nxori turmën e trimave të vet nga Wall Street dhe e çoi në një zyrë të stërmadhe në Long Island për një aventurë të papërmbajtur. Është një rrëfim i jashtëzakonshëm lakmie, pushteti dhe teprie, që s’mund ta shpikte dot kurrkush: historia e një djali të zakonshëm që kaloi nga shitja e akullit italian në rrugët e fitimt të qindra miliona dollarëve… derisa gjithçka e mori lumi. Komente mbi librin “Jetëshkrim magjepsës dhe tërheqës.” Player “Është i parafinuar, pa dyshim dhe vulgar… si dhe një lexim që të heq trurin… zbavitës si libër sensacionesh, por i vërtetë si padi federale.” Cirkus Reviews “Një rrëfim i pushtetit dhe i paturpësisë amerikane, që do ta bënte krenar Tony Soprano n… Në këtë rrëfim të lakmisë amerikane të fundshekullit të njëzetë, Belfort demonstron se , qoftë kur bursa është optimiste apo pesimiste, ata që e bëjnë interesante janë ujqit.” Hampton Sheet “Proza e tij përmban një aspekt obsesiv dhe të rrëmbyer që i bën jehonë prozës së heronjve të tij, Tom Wolfe dhe Hunter S. Thompson… Belfort ia del t’i rrëfejë ndodhitë në një mënyrë që nxjerr në pah edhe shthurjen, edhe cënueshmërinë e tij.” The New York Times “Për ata që s’e njohin plotësisht Wall Street in është i rëndësishëm leximi i këtij libri. Mendojeni si vizitë në ato lloj skutash të skenës financiare të bursës, ana e errët e së cilës, në forma të ndryshme, është gjithmonë e pranishme. Për ata që kanë më tepër përvojë, ky mund të përbëjë një lexim të thjeshtë, të qartë dhe zbavitës.” The Street
Ujku i Wall Street-it
1,500 L
Një rrëfim i pushtetit dhe i paturpësisë amerikane, që do ta bënte krenar Tony Soprano n… Në këtë rrëfim të lakmisë amerikane të fundshekullit të njëzetë, Belfort demonstron se , qoftë kur bursa është optimiste apo pesimiste, ata që e bëjnë interesante janë ujqërit.
Komente
Nuk ka ende komente