Lady D.

800 L

Erdhi përsëri tek ju, me romanin “Lady D.”, – Ambra Hysa, autorja e librit “Dashuri në kohë Koronavirusi”. Tashmë, me “Lady D.”, një roman mjaft interesant, Ambra ka ngjitur bindshëm shkallët e krijimtarisë letrare, duke u afirmuar si një shkrimtare e re, e talentuar. Fantazia krijuese, e përdorur që në titullin e librit, përshkon gjithë romanin, qëndisur me një pendë fine, plot kolorite njerëzore, me dashamirësi e mirësi; me dhimbje deri në asht…

SKU: 9789928275714 Kategoria

Gjithçka, me një dashuri të veçantë! Autores  i burojnë natyrshëm ndjesitë, përshkrimet, çdo  fjalë e veprim; çdo ngjarje e heronjve të saj, me një  përjetim real dashurie, shumë speciale. “Lady D” i dedikohet vajzave, – vajzave që punojnë fort dhe kanë një shpirt të bukur, janë frymëzuese, janë autentike, janë të pavarura, por dashurojnë fort, me shpirt te lirë dhe pa kursim, pa kushte! Ka një sekret që fshihet në labirintin e shpirtit të vajzave të suksesshme, ato nuk janë thjesht të bukura, ato mund të mos jenë fare të bukura, por janë të mahnitshme. E ëmbël dhe e fortë; e pathyeshme, por delikate; lehtësisht e lexueshme, por e padeshifrueshme; mëngjes i butë pranvere kombinuar me stuhi të acartë; të gjitha aksidente, brenda një zemre të vetme! Kjo është Lady D. Copëzat e saj mund ti lexojë secila vajzë brenda vetes.

Komente

Nuk ka ende komente