“Kampi veror që ka krijuar Moore më është dukur aq i gjallë sa më ngjante me kujtimet e mia.” The New York Times
“Zoti i pyjeve e zhyt lexuesin aq thellë në një botë të errët dhe plot jetë, sa gjithçka tjetër zhfduket… Të dalësh nga magjia që krijon Moore është pothuajse e pamundur.” Washington Post
Kur një adoleshente zhduket nga kampi veror në Adirondak, dy botë të tëra përplasen.
Mëngjes herët, gusht 1975:një kujdestare kampi zbulon një shtrat të zbrazët. Vajza ë mungon është Barbara Van Laar. Por ajo nuk është një trembëdhjetëvjeçare çfarëdo. Barbara është vajza e familjes që zotëron kampin veror dhe punëson pjesën më të madhe të banorëve të zonës. Dhe kjo nuk është hera e parë që një fëmijë i familjes Van Laar zhduket pa gjyrmë.
Para katërmbëdhjetë vitesh, vëllai i saj u zhduk në mënyrë të ngjashme… dhe nuk u gjet kurrë.
është një tragjedi… apo një krim?
Ndërsa kërkimi merr përmasa të ethshme, zbulohet një dramë rrëqethëse. Duke hapur fletë pas flete të fshehtat e familjes Van laar dhe bashkësisë së punonjësve që jetojnë nën hijen e saj, romani me shumë linja rrëfimi i Liz Moore e tërheq lexuesin në një dinasti të mbushur me mistere, heshtje dhe mundësi të dyta.
Komente
Nuk ka ende komente