Detyra e zonjës së parë të Amerikës nuk është shumë e vlerësuar, megjithatë prej tyre kërkohet kaq shumë: ato duhet të jenë udhëheqëse frymëzuese; duhet të planifikojnë më së miri çdo lëvizje apo aktivitet; duhet të jenë gjithaq politikane të mira sa bashkëshortët e tyre, që kanë në dorë timonin e gjithë botës; duhet të jenë bashkëshorte dhe nëna që i kryejnë këto dy detyra nën qindra sy vëzhgues dhe kritikë; si edhe drejtuese të afta të rezidencës së Shtëpisë së Bardhë.
Ashtu si në librin e saj të parë, “Rezidenca – brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë”, edhe këtë herë, autorja Kate Andersen Brower sjell për lexuesit në mbarë botën detaje të brendshme, të marra nga stafi i ngushtë presidencial, por edhe nga vetë zonjat e para të Amerikës.
Komente
Nuk ka ende komente