Zero Zero Zero

1,200 L

Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je “i varur”.

SKU: 9789994303991 Kategoria

Edhe kur i përkasin një skeme të përgjithshme të cilën e ke kuptuar tashmë, ato histori të joshin pikërisht për veçantitë e tyre. Dhe të tiposen në kokë, derisa një tjetër – e pabesueshme por e vërtetë – i zë vendin të mëparshmes. Përpara syve shfaqet gremçi i varësisë, që nuk bën gjë tjetër veçse ngrihet e ngrihet lart e ti lutesh që shëndeti mendor të mos të të shkojë në dreq. Për këtë arsye vazhdoj të mbledh e të mbledh, derisa të më kapë e vjella, më shumë nga ç’lipset, pa mundur të ndalem. Janë si drita që të verbojnë. Grushta shurdhues në stomak. Po përse këtë zhurmë e ndiej vetëm unë? Sa më shumë futem në honet e nëndheshme të kokainës, aq më shumë bindem se njerëzit nuk e dinë. Është një lumë që rrjedh poshtë të gjitha qyteteve të mëdha, një lumë që buron në Amerikën Latine, kalon nga Afrika dhe shpërndahet kudo.

Komente

Nuk ka ende komente