Nëse i thua një të panjohuri se flet me veten, me siguri do të quajë anormal. Por e vërteta është se të gjithë ne kemi një zë në kokë. Kur i flasim vetes shpresojmë të gjejmë një instruktor, mirëpo përballemi qortuesin tonë të brendshëm. Kur hasim një detyrë të vështirë, instruktori ynë mund të na inkurajojë: Përqendrohu, mund t’ia dalësh. Por gjithashtu, qortuesi ynë i brendshëm mund të na prishë punë: Do të dështoj. Do të qeshin me mua. Ç’kuptim ka? Në këtë libër, psikologu i mirënjohur Ethan Kross analizon bisedat e heshtura që bëjmë me veten. Duke ndërthurur kërkimet e fundit të sjelljes dhe trurit nga laboratori i tij, me raste studimore nga jeta reale – nga një lojtar bejzbolli që harron si të hedhë topin, te një studente e Harvard-it që negocion jetën e saj të dyfishtë si spiune – Kross shpjegon se si këto biseda ndikojnë në jetën, punën dhe marrëdhëniet tona. Ai paralajmëron se nëse mposhtemi prej zërit negativ e çorientues, kjo mund të na dëmtojë shëndetin, prishë humorin, rëndojë marrëdhëniet shoqërore dhe mund të na bëjë të dorëzohemi. Lajmi i mirë është se tashmë i kemi mjetet që na duhen për ta bërë zërin e brendshëm të punojë në favorin tonë. Shpeshherë këto mjete i kemi përpara syve, në fjalët që zgjedhim për të menduar për veten, në teknologjitë që përdorim, në ditarët që mbajmë në sirtarë, në bisedat që kemi me të dashurit tanë dhe në kulturën që ndërtojmë në shkollat dhe vendet tona të punës. Mbushur me argumente brilante, kërkime serioze dhe histori bindëse, ky libër na jep fuqinë për të ndryshuar bisedën më të rëndësishme që bëjmë çdo ditë: atë me veten tonë.
Zëri në kokën tonë
1,200 L
Nje psikolog, fitues i disa çmimeve, zbulon fuqinë e shprehur të zërit që kemi brenda vetes dhe na tregon se si ta përdorim për të mposhtur ankthin për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor dhe për të forcuar marrëdheniet me të tjerët.
Reviews
There are no reviews yet.