Doja të humbja veten në qytetin e vogël të Pelionit, Maine. Të harroja gjithçka kisha lënë pas. Zhurmën e shiut. Gjakun. Ftohtësinë e armës në lëkurë. Për gjashtë muaj me radhë, çdo frymëmarrje më kujtonte që unë mbijetova, kurse babai jo. Që isha përsëri e sigurt. Por, çastin kur takova Arçer Hejllin, e gjithë bota m’u përmbys… dhe nuk u drejtua dot kurrë më. Derisa shkela unë në botën e tij të çuditshme, të heshtur dhe të veçuar, Arçeri nuk komunikonte me askënd. Megjithatë, në sytë e tij ngjyrë uiski, mes nesh po ndodhte diçka e pakapshme. Kishte diçka më tepër se vetëm bukuria, prania apo mënyra se si komunikonte me duar me mua. Mbi mua. Mirëpo, ky qytet ishte zhytur në sekrete dhe tradhti, ndërsa Arçeri ishte qendra shpërthyese e të gjithave.
Z?ri i Arcerit
1,200 L
Nga autorja bestseller e “New York Times”, Mia Sheridan, vjen një romancë emocionale dhe e shtruar, rreth një gruaje që kërkon me çdo kusht të fshihet dhe burrit të saj që nuk i shpëton asgjë, e treguar në mënyrën më të përkryer. Ky roman është bestseller i New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal
10 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare |
---|---|
Numri i faqeve | 383 |
Autori | Mia Sheridan |
Komente
Nuk ka ende komente