Zemra e errësirës

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 960 L. Save 240 L (20% Off)

Novelat e këtij vëllimi tregojnë për jetën dhe aventurat e detarit anglez Çarls Marlou.

4 stok

SKU: 9789928373014 Kategoria Tags: ,

Novelat e këtij vëllimi tregojnë për jetën dhe aventurat e detarit anglez Çarls Marlou. Pasi emërohet kapiten në një anije tregtare belge, Marlou nis një udhëtim të gjatë nga Londra deri në një koloni të largët të Afrikës, ku do t’i jepet rasti të përballet me anët më të përbindshme të njeriut dhe qytetërimit të krijuar prej tij.

Tri novelat e këtij vëllimi, “Zemra e errësirës”, “Rinia” dhe “Fundosja”, janë ndër tekstet më të njohura të Conrad-it. Veçanërisht novela “Zemra e errësirës”, një nga veprat më të shqyrtuara e provokuese të dy shekujve të fundit – tekst që ka frymëzuar vepra poetike, romane, kundërromane, filma, polemika të ashpra dhe lavdërime të skajshme – është ndër tekstet qendrore të kanonit të letërsisë perëndimore.
Bashkë me tekstet letrare (ku janë shtuar pjesët e hequra nga botimi në Shqipëri i vitit 1984), ky botim përmban një ese të V.S. Naipaul, si dhe shënimet e vetë Conrad-it gjatë udhëtimit të tij në Afrikë, i famshmi “Ditar i Kongos”, i cili botohet për herë të parë në gjuhën shqipe.

Shtëpia Botuese

Pika pa sipërfaqe

Numri i faqeve

436

Autori

Joseph Conrad

Komente

Nuk ka ende komente