Xhejmsi dhe pjeshka gjigande

850 L

Autori më i mirë i letërsisë për fëmijë në shekullin e XX, Roald Dahli vjen me një tjetër libër të ri në shqip. Me një format të madh, i shoqëruar me ilustrime fantastike, ky libër është plot fantazi dhe aventura, të sjella mjeshtrisht në shqip nga Naum Prifti.

SKU: 9789995635572 Kategoria

Aventura më e madhe e jetës e pret djaloshin Xhejms Henri Troter, por ai ende nuk e di! Deri atë çast ai jeton me teto Sfungjerkën dhe teto Spicën, që të dyja të liga e të tmerrshme sa s’bëhet! Jeta s’i fal asnjë kënaqësi Xhejmsit të vogël, deri kur befas një gjë çudishme ndodh në kopshtin e shtëpisë… një kokërr pjeshke majë pemes nis të rritet e të rritet pa pushim! Brenda saj ndodhen shtatë insekte, qenie të pashoqe, që do ta shoqërojnë Xhejmsin në një udhëtim magjepsës.

Komente

Nuk ka ende komente