Vrasje në orient ekspres

800 L

Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.

2 stok

SKU: 9789928217899 Kategoria

Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.

Në të vërtetë, vrasësi është i fshehur midis udhëtarëve të trenit, por në vështrim të parë duket se asnjë prej tyre nuk ka një motiv të fortë për ta kryer këtë krim. Në faqet e romanit shohim të na parakalojnë personazhe shumë interesante, që nga konduktorët e diplomatët, gratë mondane e kamarieret, të reja e të bukura apo edhe plaka të vendosura deri në fund, ushtarakë apo edhe pronari i trenit të Orientit.

Të gjithë janë të pafajshëm dhe të gjithë të përfshirë apo të dyshuar. Një hetim i komplikuar qëndron përpara detektivit të pagabueshëm.

Komente mbi librin
“Një roman që arrin majat e krijimtarisë së Agatha Christie. Për t’u lexuar e rilexuar, i këshillueshëm sepse është i veçantë e i mrekullueshëm, një perlë e shndritshme jo vetëm e letërsisë së verdhë, por e të gjithë letërsisë.”

Il Giornale della Libreria

“Një triller që e përfshin mjeshtërisht lexuesin qysh në faqet e para. Autorja e përdor fjalën në mënyra tërheqëse, për ta bërë gjithnjë e më shumë lexuesin të interesuar të ndjekë ngjarjen e kësaj vrasjeje: që është fabula e librit. Personazhet janë të ndërtuara mirë dhe romani është plot surpriza e sekrete. Në faqet e fundit jepet zgjidhja e dramës, por çdo lexues pyet: Kush është me të vërtetë vrasësi?”

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

280

Autori

Agatha Christie

Komente

Nuk ka ende komente