Vitet

1,400 L

Vepra kryesore e nobelistes së vitit 2022 në letërsi, Annie Ernaux, romani “Vitet” vjen në shqip. Shpalosur përmes përshkrimit të fotografive dhe drekave të ditëve të pushimit, kjo “autobiografi jopersonale” ndërkall edhe ekzistencën tonë në fluksin e një praktike të padëgjuar të kujtesës, me një gjuhë të mprehtë dhe të stërholluar dhe arrin t’ia dalë që “të shpëtojë” një histori brezash, duke lidhur jetën dhe vdekjen, nën dritën verbuese të bukurisë së botës.

SKU: 9789994306947 Kategoria

E gjithë fuqia kritike që kërkojmë nga një roman është këtu, në një nga librat më thelbësorë të kohëve tona. Si ndodh vallë që koha që kemi jetuar bëhet jeta jonë? Kjo është nyja që përpiqet të zgjidhë Annie Ernaux te libri “Vitet”, një afresk autobiografik dhe njëkohësisht kronikë kolektive e botës sonë, që nga koha e pasluftës e deri më sot, një nyje e zgjidhur më së miri përmes shkrirjes së pandashme të zërit të magjishëm individual, me korin e historisë. Annie Ernaux na përshkruan Çlirimin, Algjerinë, mëmësinë, de Gaulle-in, 68-ën, emancipimin e gruas, Mitterrand-in; e më pas përparimin e prodhimit të mallrave, përpjekjet drejt konformizmit, hyrjen e internetit, 11 shtatorin, rizbulimin e kënaqësisë.

Komente

Nuk ka ende komente