Vetmia e numrave prim

900 L

Ky roman është historia e dhimbshme dhe ngashëruese e Aliçes dhe e Matias, si dhe personazheve që i shoqërojnë këta në udhëtimin e tyre. Me një stil të shkruari që përshkohet nga pjekuria dhe qëndrueshmëria befasuese, Paolo Giordano prek me vështrim të qartë e të thellë një temë therëse për sa u takon ndërlikimeve emocionale. Kështu ai u dhuron lexuesve një roman që është në gjendje të të shkundullojë me mënyrën e ndërthurjes së çasteve të tensionit të ashpër e të pamëshirshëm në skenat më të rralla e më emocionuese, mbushur plot dhembshuri të pikëlluar dhe shpresë këmbëngulëse.

SKU: 9789994301171 Kategoria

Aliçja është shtatë vjeçe dhe e urren shkollën e skive, por i ati e detyron të shkojë. Është një ditë me mjegull të dendur, ajo ka ftohtë dhe qumështi që ka pirë për mëngjes i rëndon në stomak. Lart, në vendndalimin e teleferikut, ajo ndahet nga shokët dhe, e fshehur në borë, urinon në mbathje. Nga turpi që ndien, vendos të zbresë e vetme në luginë, por përfundon jashtë pistës dhe thyen njërën këmbë. Mbetet vetëm, e paaftë, rënë në fund të një hendeku të mbushur me borë, duke pyetur veten nëse ujqit sillen rrotull edhe në dimër. Matia është një çunak inteligjent me një binjake të metë nga mendja, Mikelën. Prania e vazhdueshme e së motrës e bën Matian të ndihet i poshtëruar para bashkëmoshatarëve të tij. Kësisoj, kur një shok i klasës i fton për herë të parë në një festë ditëlindjeje, Matia vendos ta lërë Mikelën në park, duke i premtuar se do të kthehej shpejt tek ajo. Këto dy episode të fillimit, me pasojat e tyre të pariparueshme, janë damka të vulosura me zjarr në jetën e Aliçes dhe të Matias gjatë periudhës së adoleshencës, rinisë e pastaj edhe të pjekurisë. Ekzistencat e tyre, kaq thellësisht të shënjuara, do të kryqëzohen me njëra- tjetrën dhe dy protagonistët do të zbulojnë se janë të lidhur ngushtë midis tyre e në të njëjtën kohë krejtësisht të ndarë. Si ata numrat e veçantë, që matematikanët i quajnë numrat prim.

Shtëpia Botuese

Dudaj

Numri i faqeve

270

Autori

Paolo Giordano

Komente

Nuk ka ende komente